Wednesday, January 4, 2012

Xhamia e fshatit "Micoj" 1835


Xhamia e fshatit Micoj ndodhet rreth 40 minuta large Bashkise se Fush-Arresit. Sipas gojdhenave Xhamia eshte e ndertuar qe ne vitin 1835 gjate kohes se Perandorise Osmane. Ndersa sipas antarit te keshillit te Myftinise se rrethit Puke Basri Selimaj thote se Xhamia e fshatit Micoj eshte ndertuar ne vitin 1927.Ne kete kohe fshati Micoj ka pasur rreth 113 shtepi. Fshati micoj ka pasur mardhnje martesore me fshatin Kabash,Kryezi etj. Xhamia e Micojit ndodhet ne mes te ketij fshati.Ajo eshte e ndertuar afer peroit te keti fshati. Xhamia sipas gojdhenave nuk ka pasur minare. Dhe ne kete fshat nuk ka munguar "Mejtepi" edhe per vete faktin sepse tradita e fshatit Kabash apo Kryezi u praktikua edhe ne Xhamine e Micojit.

Sipas banorit te ketij fshati Ram Zeneli ne xhamine e fshatit Micoj kan ushtuar detyren e imamit keto imame: Hoxh Bisha,Shaban Rexha.Sipas Qamil Zyberit del se ne Xhamine e Micojt ka bere imam edhe Beqir Laci po ashtu edhe Zenel Hoxha . Sipas Ram Zenelit i pari qe ka hapur Mejtepin ne Xhami ka qene imam Shaban Rexha. Ne kete "Mejtep" kan marr mesim keto nxenes:
Raz Sadiku, Rrustem Rexhepi, Mustaf Ademi, Bardhe Ademi.
Edhe kjo Xhami eshte certifikuar si prone vakef i Myslimaneve .
______________________
Informacion i mbledhur nga
Gezim Kopani, 2005
Link: http://gezim-kopani.blogspot.com/2011/01/te-dhena-historike-mbi-xhamine-micoj.html

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.