Wednesday, January 4, 2012

Zgjidhet Keshilli i ri i Xhamise Fush-Arrez


Myftinia e rrethit Puke me date 28 korrik 2011 ka zhvilluar zgjedhjet e antareve te ri te Keshillit te Xhamise Fush-Arrez. Sipas statutit te KMSH antaret e Keshillave te Xhamiave dhe te Myftinive zgjidhen ne krye te cdo kater vjeteve ben zgjedhje.

Keshtu mbledhjen e hapi Basri Selmaj i cili beri nje rezyme te shkurter mbi aktivitetin e Keshillit te Xhamise Fush-Arres ku nder te tjera tha: "Mbrenda kater vjeteve eshte bere e mundur zhvillimi i disa seminareve me tematika te ndryshme si ne muajin e "mevludit" Ramazanit etj. Nje arritje e madhe ka qene blerja e tokes per Xhamine e Fush-Arresit. Shpresojme se ne te ardhem antaret e ri Allahu tju jape suksese."
Ne kete mbledhje ishin te pranishem nga Myftinia Puke, Myftiu Gezim Kopani, Afrim Laci dhe Ali Guri.
Pas fjales pershendetese te Myftiut Gezim Kopani filloi proceduara e zgjedhjeve te komisionit te zgjedhjeve . Me pas u kaluan ne propozim per antaret e ri te Keshillit te Xhamise Fush-Arres. Te pranishmit propozuan:
1.Besnik Zeqa
2. Hazir Velaj
3. Gani Isufi
4. Basri Selimaj
5. Riza Toska
6. Isen Ademi
7. Harullah Ademi.
Me votim nga te pranishmit u zgjodhen keto antare te Keshillit te Xhamise Fush-Arres:
1.Besnik Zeqa
2.Hazir Velaj
3.Basri Selimaj
4. Isen Ademi
5. Harullah Ademi.
Me pas antaret e ri te Keshillit te Xhamise Fush-Arres zgjodhen antarin e ri te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke. Me tre vota pro antari i ri i Keshillit te Myftinise Puke u zgjodh Basri Selimaj.

( Fotografi me rastin e zgjedhjeve te antareve te ri te Keshillit te Xhamise Fush-Arrez 2011)

( Fotografi me rastin e zgjedhjes se antarit te ri per ne Keshillin e Myftinise Puke 2011)

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.