Wednesday, January 4, 2012

Tradita per perhapjen e besimit mysliman ne Kabash

Xhamia e fshatit Kabash , Puke 


Kabashi eshte fis i pare ne rrethin e Pukes. Ndersa per zonen e veriut ishte fisi i trete. Sipas historianeve fisi i Kabashit eshte i pari fis ne Shqiperin e veriut i cili u konvertua ne fene muslimane. Per perhapjen e besimit islam ne Kabash, tradita tregon se i pari qe perqafoj besimin islam ishte Hader Leka, vellau i kater vellezerve. Vellai i Hadrit ( Koka i cili ishte i pari i fisit dhe me i madhi vella)  u revoltua ndaj vellaut te vogel pse u ba musliman. Koka u betua se do ta vriste Hadrin (vellan) nese behej vertet "turk"(mysliman). Me pare banoret e zones se Pukes dhe jo vetem Para besimit te krishter , dhe islam fshati  besonin ne bestytni te ndryshme pagane si: Ora e MaleveOra e ShtepiseZanatDragoji etj. Para ardhjes se besimit islam ne zonat e Pukes (Dukagjin) vjen nje besim i ri, ai i fese kristian i cili hasi veshtirsi ne hapjen e besimit kristian pasi banoret ishin shume te lidhur me paganizimin dhe zotrat e tyre mitik. Me ardhjen e besimit kristian u ndertua ne fshatin Kabash u ndertua kisha. Rreth vitit 1458 e ne vazhdim banoret e fshatit Kabash u njohen me besimin e ri, ate te fese islame. Kjo e ndikuar vecanarisht nga Rruga e Madhe apo Rruga e Karvanave qe kalon permes fshatit Kabash - Puke. 
Sipas kujteses popullore te besimit musliman rreth vitit 1500-1523 tek vendi i quajtur Lam Lushaj u ndertua nje Mesxhid me derrasa. Mesxhdi sherbente me shume per udhetaret por rreth vitit 1600 u be ndertimi i xhamise se fshatit Kabash - Puke. Ndertimi i xhamis u be fal kontributit te familjeve myslimane vendali dhe besimtaret te tjere qe mund te ishin udhetar etj. Ka nga ato qe thone se kan ndihmuar ne ndertimin e xhamis dhe Bushatlit e Shkodres. Brenda xhamis u ndertua Mihrabi dhe Mimberi. Po ashtu u be hajati prej derrase gjithashtu dhe dyshemaja ishte shtruar me derrasa, ndersa  , tavani dhe mimberi ishin prej derrase por zbukuar me vepra arti.
Per shkak se Hadri ishte bere mysliman , vellau i madh Koka e zuri ne rruge (tek ura e Vezirit) teksa po largohej per Kosove Hadrin dhe e vret. Lajmi u hap ne gjith fisin i cili mbledh kuvendin dhe i heq parin Kokes dhe te parin e vendit bejne Qafen (Qaf Alia) i cili si vellau i vogel peraqfon besimin islam.
Sa i takon regjistrimeve te popullsise, flitet se fshati Kabash ka qene nje nder qendrat me te banuara te veriut. Sipas regjistrimeve te vitit 1591 ne Nahijen e Pukes ka pasur 23 fshatra te cilat kishin 355 zjarre (shtepi), 11 familje i perkisnin besimit musliman. Prej ketyre 3 ishin ne Qerretin e Eper2 ne Qerretin e Poshtem dhe ne Koman dhe 2 ne Shenkolle (Delmacve) , 1 ne Shinpal (Kabash), ne Rrape dhe dy familje me nga nje beqar. 
Ne Kabash me 1637 kishte tre familje agallaresh, gjithsesj nga 24 familje. Nga keto 12 i perkisnin besimit musliman. Nga keto tre familje te agallareve i perkisnin besimit musliman dhe se ato kishin organizuar besimin islam ne piken me kryesore te fshatit, pikerisht ne Lam te Lushajve. Ne kete vend ata ndertuan xhamin efshatit, Mejtepin. Sipas gojdhenave te xhematit thuhet se ka qene ndertuar 4 hane ku njeri thone ka qene Hani i Bajrakut , Hani i Hoxhes etj. Siç shikohet besimi islam ne fshatin Kabash te Pukes ka ardhur ne menyre natyrale dhe jo siç pretendojne disa dashakeqas te cilet thone se islami eshte hap me dhune, e per me teper keto injorat tentojne qe myslimanet shqiptare ti quajne tradhetar pasi tradhetuan besimin e meparshem. Po qe keshtu te gjithe shqiptaret jane tradhetar pasi te gjithe tradhetuan besimin pagan. Ne kete kuader te gjithe padallim fetare, apo bindje te ndryshme duhet te punojme sebashku qe mendimet dashakeqese, perçase duke keq perdorur pozicione e per me teper besimet fetare dhe aq me teper Kombesin qe te fusin vellezerit shqiptar ne ngatarresa, perçarje... etj. Per sa thash me siper kam deshir te paraqes nje te dhene nga Frang Bardhi i cili pasi bujti pushoj ne nje familje myslimane ne Puke shkruan: "Agai (Dizdari i keshtjelles se Dukagjinit) ka tre vllazen te krishter te martuem me nje turk, qe asht bame ma vone. Gruja e ages asht nje e krishten e urte, dhe e mire." Pastaj ai tregon per vizien ne fshatin Kabash te Pukes ku shkruan se muslimanet na ndihmuan per te bere disa restaurime ne kishen e Kabashit.
Pra islami ne fshatin Kabash dhe jo vetem erdh natyrshem dhe ai eshte i vjeter mbi 300 vjeçar. Kete e faktojne varrezat e vjetra mysliman qofte ne fshatin Kabash te Pukes, por edhe ne Puke dhe fshatrat si; Qerret, Gryke Hadroj, Rrypë, Flet, Xathe, Blerim (Sakat), Uji i ftohte ( Lajthize ) etj.

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.