Saturday, March 31, 2012

Myftinia Pukë zhvillohet një simpozium kushtuar Profetit Muhammed a.s.

Myftinia e rrethit Pukë me datë 31 mars 2012 në kuader të aktiviteteve të zhvilluara për muajin e "Mevludit" organizoi simpoziumin me temë: "Këshillat e Profetit Muhammed a.s. dhe depertimi i tyre tek njeriu."

     Aktiviteti u hap me leximin e   një  pjese Kur'anore nga nxënësi i Medresë  "H.Sheh Shamia Shkoder"  Rezart Fusha

   Më pas imami i Xhamisë së  re Pukë Milaim Qarri foli  mbi  rëndësin e  përkujtimit të hz.Muhammed a.s. 

     Në fjalen e tij Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ndër të tjera tha: "....Janë këshillat e Profetit Muhammed a.s. që sollen qetësin shpirtërore për miliona njerëz. Janë këshillat e Profetit Muhammed a.s. që sollen barazinë mes gjinive. Vlerat e Profetit Muhammed a.s. janë të shumta dhe nuk mjafton vetem nje simpozium për ti treguar."

     Më pas simpoziumi vazhdoi me ilahi dhe me një dokumentar kushtuar Profetit Muhammed paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Në fund të aktivitetit për të pranishmit u shperndan disa libra mbi jeten e Profetit Muhammed a.s.

-Video e aktivitetit






-Fotografi nga aktiviteti


No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.