Wednesday, January 4, 2012

Myftinia e rrethit Puke zhvillon pritjet zyrtare me rastin e festes se Fiter Bajramit


Pas namazit te Fiter Bajramit Myftinia e rrethit Puke ka zhvilluar pritjet zyrtare nga perfaqsuesit  institucioneve te rrethit Puke. Pritjet zyrtare u bene nga Myftiu i Pukes, antari i Keshillit te Pergjithshem pran KMSH per Puken Arber Hoxha si dhe antare te tjere te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.
Te paret qe moren pjese ne urimin e Fiter Bajramit ishte Famullia e Kishes Katolike Puke. Ne kete urimin mori pjese vete Prifti i Famullise Dom Giovani. Ai ne fjalen e tij nder te tjera tha: "...Harmonia fetare eshte nje simbol i larte i besimit dhe i mirekuptimit." Ndersa Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi uroj per pjesmarrjen e klerit Katolik tha: "...Kur zemra e cdo njeriu eshte nenshtruar Krijuesit te Gjithesise ska si te mos jete ne harmoni e gezim mes njerezve."





Rreth ores 09:10 uruan Myftinia e rrethit Puke Deputeti i Pukes Ndue Paluca si dhe Kryetare te Komunave e Bashkive si dhe drejtor te drejtorive te ndryshme ne rrethin e Pukes. Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi falenderoj per viziten dhe urimet tha: "...Myftinia e rrethit Puke ju falederon per urimet qe beni besimtareve mysliman ne kete dite feste.


Me pas moren pjese ne urimin e tyre ne Myftinine e rrethit Puke edhe drejtues te Partise Socialiste te cilet uruan te gjithe besimtaret Mysliman me rastin e festes se Fiter Bajramit.


Ne urimin e festes se Fiter Bajramit mori pjese ne Myftinine e rrethit Puke kryetari i Bashkise Fush-Arres si dhe Kryetari i Komunes Qaf Mali. Myftiu i Pukes pasi i falenderoj per viziten e tyre informoi Kryetarin e Bashkise Fush-Arresit se pas nje jave Myftinia e rrethit Puke do aplikoj per marrjen e lejes nga KKRT-ja e Bashkise Fush-Arres per Xhamine ne Fshatin Fush-Arres lagjia Dedaj. Gjithashtu Myftiu Gezim Kopani i kerkoj mbeshtetjen e Kryetarit te Bashkise Fush-Arres per dhenjen e lejes si dhe lehtesimin e procedurave te ndertimit te ketij kulti. Gjate fjales se tij Kryetari i Bashkise Fush-Arres z.Alfred Qafa nder te tjera tha: "...edhe ne menyre institucionale por jo vetem do jap mbeshtetje per ndertimin e kesaj Xhamie pasi eshte e drejta e cdo kujte te kete kultin e tyre. Edhe fjalet e disave do mundohemi qe ti shuajme ne saj edhe te harmonise fetare..."


No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.