Wednesday, January 4, 2012

Myftinia Puke shtron iftare me agjerues dhe intelektual


Myftinia e rrethit Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise me 22 gusht 2011 ka shtruar nje iftare me agjerues dhe intelektual te qytetit Puke. Ne kete iftare mori pjese Myftiu i Pukes , Kryetari i Bashkise Puke z. Beqir Arifi etj. Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani nder te tjera tha: "Sic e keni vene re Myftinia Puke ka shtruar disa iftare jo vetem ne Puke por edhe ne fshatra te tjere si dhe ne Bashkine e Fush-Arresit, gjithashtu kete Ramazan Myftinia Puke me mbeshtetjen e KMSH ka ndihmuar rreth 70 familje te varfera me pako ushqimore.Gjej rastin per te bere nje falenderim te vecante per Komunitetin Mysliman te Shqiperise, Myftinine Shkoder, Shoqaten Vellazerore Humanitare Kulturore Istanbul, Shoqaten Bashkesia Kultura Islame Puke, te cilet na kan mbeshtetur me iftare dhe jo vetem. Lus Allahun e Madheruar qe aktivitete te tilla ti shtohen islamit ne Puke.
Iftarin e pershendeti edhe Kryetari i Bashkise Puke Beqir Arifi i cili nder te tjera tha: "Bismilahir Rahmanir Rahim. Te nderuar te pranishem eshte nje kenaqesi e vecante te marr pjese ne aktivitete te tilla, por eshte edhe nje kenaqesi edhe me vecante kur shikon se ne keto aktivitete marrin pjese te ri. Une si Kryetari i Bashkise Puke do mundohem tju mbeshtes dhe te jem ne sherbimin tuaj. Edhe nje here ju uroj te gjithve nje agjerim te pranuar."
Ky eshte iftari i gjashte qe Myftinia e rrethit Puke ka shtruar gjate muajit Ramazan. Nderkoh me date 24 gusht dhe me date 26 Myftinia Puke do shtroje ifare.



No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.