Wednesday, January 4, 2012

Nxenesit e Kur'anit nga Puka vizitojne institucionet Islame ne Tirane


Myftinia Puke nen organizimin e Myftiut Gezim Kopani ka zhvilluar ne Komunitetin Myslim te Shqiperise nje vizite me nxenesit e Mejtepit te xhamise Puke dhe Mejtepit Fushe Arrez nga ku u priten nga kreu i KMSH-se Selim Muça. dhe N/Kryetari i KMSH Bujar Spahiu si dhe drejtori i arsimit Altin Shima.
Kreu i KMSH-se Haxhi Selim Muça zhvilloj nje bisede te ngrohte me nxenesit duke i nxitur ate ne marrjen e dijave islame pasi ato jane miresi shpirterore dhe ibadeti ndaj Allahut xh.sh. por dhe vlere per shoqerin njerezore. Ne fjalen e tij nder te tjera kreu i KMSH-se tha: "Falenderoj Myftiun e Pukes Gezim Kopani i cili me perkushtim dhe zell te madh eshte duke punuar per islamin shume duke pasur parasysh veshtirsit qe e karakterizon zonen, njekohesisht ju uroj dhe ju femije te dashur qe merrni pjese ne mesimet islame ndaj ta ndjeni veten te privilegjuar nga Allahu i cili ju ka bere pjese e ketyre mesimeve. Mesimet islame jane nje dritare e hapur per gjate gjithe jetes, qoft ne besimin ndaj Allahut, qofte ne aspektin kultorore por dhe moral."
Pas takimit me kreun e KMSH-se nxenesit nen shoqerimin e Myftiut Gezim Kopani dhe te drejtorit te arsimit Altin Shima zhvilluan vizite ne drejtorit e KMSH-se, Medresen e Tiranes, Xhamin Ethem Beut si dhe Universitetin Beder.

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.