Wednesday, January 4, 2012

Myftiu i Pukes Gezim Kopani inspekton konvitin e djemve Puke


Me date 11.03.2011 pas namazit te Xhumase nje grup inspektimi nga Myftinia e rrethit Puke me ne krye te Myftiut Gezim Kopani kan bere nje vizite punimeve ne konviktin "Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk, dega e djemve Puke". 
 Myftiu i Pukes u prit nga pergjegjesi i ketij konvikti z. Rexhep Shehu. Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes vlersoj punen qe po behet ne rikonstruksionin e ketij konvikti. Ai tha se  konvikti eshte ngritur ne saje te mbeshtetjes se Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe Myftinise se rrethit Puke per te ndihmuar fene islame ne rrethin e Pukes. 

Gjithashtu Myftiu Gezim Kopani i kerkoj drejtuesit te Konviktit te djemve Puke qe te mbaje mardhenje edhe me te ngushta me Myftinine e rrethit Puke me qellimin e bashkerendimit te zgjidhjeve te problemeve qe mund te dalin. Myftiu i Pukes shoqerohej nga Halit Ringaj dhe Besnik LLukaj qe te dy antare te keshillit te Myftinise se rrethit Puke..

Nderkohe ne fjalen e tij pergjegjesi i konviktit te djemve Puke Rexhep Shehu vlersoi viziten duke shprehur gadishmerine e tij dhe te shoqates Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk ne bashkepunim edhe me te madhe me Myftinine e rrethit Puke. Ky eshte inspektimi i dyte qe behet mbrenda vitit 2011 nga Myftinia e rrethit Puke ne kete konvikt

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.