Saturday, January 12, 2013

Hoxha i Iballes "Medalje per veprimtari patriotike"

Teologu imam Isuf Arif Hoxha ( 1820-1919)
"Medalje per veprimtari patriotike"


Imam Isuf Arif Hoxha ka lindur ne vitin 1820,mesimet e para fetare i mori ne mejtepin e Pukes,me vone ne medresen e Prizenit.Fillimisht imam Isuf Hoxha sherbeu si myezin Xhamie ne xhamin e Iballes, me pas ai filloj te sherbej si imam ne muajin e Ramazanit per namazin e teravive dhe me vone ne namazin e Bajramit te Madh.Pas ketyre praktikave imam Isuf Arif Hoxha emrohet imam i Xhamise Iballe,Puke. Imam Isuf Arif Hoxha i mbiquajtur Hoxha i Madh, teolog. hoxhe i Xhamise se Iballes, ka perkrah Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Ne Prizren Isufi kishte mesuar ne medrese per imam. Per me teper imam Isuf Arifaj ishte mik me Dizdarin e Pukes, se kishte gruan prej asaj dere, Gjylen. Keto lidhje krushqie e miqesore i bashkuan me shume ne perkrahjen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, qe forcuan ndjenjat kombetare, qe u shprehen sidomos ne ruajtjen e unitetit mes dy besimeve, ne ruajtjen e raporteve te mira miqesore edhe me krushqi. Keshtu, imam Isufi ishte nip i Cecë Halilit te Dardhes, burre trim dhe guximtar, me te ilin ruante lidhje te ngushta nip-daje. Per me teper, imam Isufi ndihmonte dhe respektonte edhe kabashes te tjere te Dardhes a te Meziut si "daje", siç ishte rasti i Mark Balës se Mëziut i cili u semure ne Mertur, ku kishte shkuar per feste dhe erdh e vdiq ne kullen kater katesh te imam Isufit, Hoxha i Madh, i cili e varrosi me nderime Mark Bal Gjonin, burrin mendtar e
guximtar te Mëziut, ndersa prifit Domenika Passi, misionar italian, e kishte "mallkue" se kishte marre grua te dyte per femije, qe ia pertrine kullen ne shuarje, qe sot jane bere mbi dhjete familje me shtrirje qe prej Mëziu, Shkoder, Tirane deri ne ShBA (USA). (Cordignano,A.F- Shqiperia nepermjet vepres dhe shkrimeve te nje misionari....Rome,1933.Perkthim i I.Zamputit.Doreshkrimi ruhet ne Muzeun Historik te Pukes.)
Imam Isuf Arif Hoxha sherbej deri ne ditet e fyndit te jetes se tij si imam i Myftinise se rrethit te Pukes. Ai vdiq ne vitin 1919.Kujtimet me te mirat edhe sot permenden nga besimtaret mysliman te Pukes.

Publikon: Myftinia e rrethit Puke (ne kuadrin e grumbullimit dhe te publikimit te aktivitetit te Myftinise se rrethit Puke nder vite ne rrethin e Pukes,)
Autor: Xhemal Meçi (Studiues, Mjeshter i madhAntar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke)
Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Xhamia e Iballes,Puke

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.