Wednesday, January 4, 2012

Takim me nipin e Imam Zenel Hoxhes


Nipi ja si e kujton Imam Zenel Hoxhen

Gezim Kopani: Cfare mund te me tregosh per Zenel Hoxhen?

Qamil Zyberi: Baba I Zenelit a ken Ademi.Ka kene nje hoxhe por emrin e vertet nuk e di. Ata i kan pas thene Nut. Paten thane Hoxhe Puka, ka pasur dite sa per imam.
Ka pas punu pak ne Puke. Mbas tij e ka marr daja im. Por edhe daja im , Zeneli , punoj pak si Hoxhe pasi ai ka nejt ne vendet arabe. Dinte gjuhen arabe, perse dhe turke. Ai nuk linte te bente fotografi. Drejtuesit e pushtetit kishin rrespekt per te. Ka qene i forte saqe 120 vjec ka qene i drejte si pushka. Lexonte naten. Ishte larkpames duke thene: vjen keshtu, kshtu. I kam pa me sy ata qe me ka thene. Kam edhe te tjera qe nuk i kam pare.
Ne nentorin e vitit 1944 me vdiq gjyshja. Ne dhjetorin e vitit 1945 ndron jete edhe Zenel Hoxha. Ka nejt nje ore e gjyshme i semure. Ishim jashte edhe me tha: me bej zjarr. I thash futu mbrenda se ka zjarr boll.
Zeneli, ka ardhe ne Puke 40 vjec. Pra ne vitin 1879. Ka qendru deri ne prag te vdekjes. Asllan Duli , qe kam pas nip. Zeneli Me 1936 ka perfundu medresene. Gjate jetes se tij, Zenelin e ndiqte shteti i Ahmet Zogut. Arsyeja ka qene se Zeneli paska qene pro Fan Nolit. Fan Noli e tradheton. Zeneli kishte qene ne mbledhje te Komiterrit ne Bullgari. Zeneli kishte qene edhe ne Bosnje. Kur kthehet ne Kosove takon Bajram Currin e qe I thote: me ardhe edhe ti. Zeneli duke qene i semure u shoqeronte nga baxhanaku.
Duke qene se zeneli ishte I vjeter Komuniteti Mysliman caktojne imam Elez Hoxhen. Mirepo edhe pse ishte i moshuar ai nuk e ka lene asnje here xhamine. Pasi mori vesht per caktimin e imamit u merzit pak. Elezi i thonte: jam imam me shkoll. Ne kete kohe ka qene Myftin Zeneli.

Gezim Kopani: A kan qene myslimanet Pukjane dakort me imamin e ri?

Qamil Zyberi: Asnje nuk ka qene dakort. Jan ken kunder. Me rastin e imamit te ri u ba nje mbledhje tek xhamia e Koder hanit, qe atehere i thonin kodra e zotnive. Nder kundeshtaret e imamit te ri ka kan Kapllan Zmail Laci. Ai ka qene kunder ti ne menyre te hapt. Ne mbledhje imam Elezi thot: Jam me shkoll dhe i emeruar nga Komiteti Mysliman, Zeneli eshte i moshuar, i ka humb kokrra. Ne kete rast ne krye me Kapllanin imam Elezit I kan dale kunder te gjithe Pukjanet. Qohet bac Aga edhe I thote: Ti ske cfare te flasesh per Zenel Hoxhen sepse mesepari ka bere baben tan hoxhe. E pergaditi si imam dhe e dergoij si imam ne xhamine e Rrypes. Me vone edhe imam Beqirin e pergaditi te cilin e dergoj si hoxhe ne xhamine e Micojit.
Zenelit nuk I pelqen vendimi i Komitetit Mysliman. Pas mbledhjes Zeneli shkon ne shtepi edhe i thote gruas: U ba mbledhja por nuk me pelqeu se jane ateista.
Ne vitin 1920 Fiton Ahmet Zogu. Qeveria e tij pat pushkatu nje prift . Pat vare nje prift ne gomsiqe. Luma ishin te gjithe zogista.
Plani per venjen e zjarrit ne shtepin e Zenelit
Na vjen nje major me kater a pese oficera dhe rrethojne shtepine e Zenel Hoxhes.
Nxjerrin jashte Zenelin dhe e lidhin per shtylle per ta vrare.
Zeneli thote: Ju nuk mund te beni asnjegje. Gjate kesaj kohe majori futet ne shtepi me nje kapiten. Zeneli perseri ju drejtohej: Ju nuk keni cfare te me beni se me ka fal Zoti i Madh. Majori del se shtepia filloj te marre flake. Nga flaket e medha Majori largohet duke e lene te lidhur Zenelin duke mendo se do vdiste.
Nje Imer Bardhoshi I thote sy per sy majorit gjate largimit: kujt I ka ba gja zeneli? Me duket se Imeri ka ken edhe me Zmal Osmanin. Se bashku ken Sadik Mala e Halil Cel Terbuni.
Nje here Halili pat thene: Nuk e njeh kush Zenelin si une. Ne fakt shtepia e zenelit nuk u dogj e as nuk vdiq Zeneli.
Internimi i Imam Zenelit
Zeneli per tre vjet ka qendru i internuar.
Nje here gjate internimit te Zenelit bashke me disa shoke ne bisedim e siper Halili thote:
Nuk e njeh njeri Zenelin si une. Sadik Mala e te tjeret thane: Pse, si e njeh? Halili tha: Do te tregoj vetem a ke bese, e nese po do ta them. Ai I thote : Po! Halili tregon: e kam pa Zenelin duke fluturue, e kur me pa mua se e vuna re duke fluturu me tha: Mos i trego asnjerit. Ishte aksham i ftohte e ne ishim ne fund te malit Terbun. Sadik Mala thote: Na more ne qafe hoxhe! Zeneli tha: Kaq shume keni ftohte? Ata thane: Po! Po na del shpirti. Ah Hoxhe, pse je perzire me politiken. Pas ketyre fjaleve, na futi Zeneli nen xhytben e na ka ngrit ne ajer ku na dergoi ne prozhem.
Rrugen e bame per tre minuta dhe shkum te shpia e Gjin Vokrit. Zeneli tha: Bani za se nuk me lejohet mu. Bani za e thuj: lidhe qenin, se asht lshut mbas dere. Tek kjo shpi kena qendru 6 muaj. Kena nejt me pastertin me te madhe se ishim tre musliman. Mbasi kemi qendru kemi shkuar ne Berishe e me vone ne Iballe.Pastaj me vone shkuam ne Kosove. ( Kete ma ka thene halil Cela thote Qamil Zyber Laci).
Shoket e Zenelit kan thene: kur udhetoshim naten kishim drite kudo.Zeneli cdo vit shkonte ne imtihan (provim).

Gezim Kopani: A mbani mend ndonje ushtri pushtuese ?

Qamil Zyberi: Une ushtrine turke nuk e mbaj mend. Koha e Kapllan Zmalit po. Une mbaj mend kur kan ardhe Australia.
Edhe kohen e italise e mbaj mend. Ato paten shku ne nje vend ne mailin e terbunit edhe kerkonin nje pike qe e kishin ne harte.
_____

Informacion:
Pergatiti: Gezim Kopani
Koha: Takimi eshte zhvilluar me date 16/07/2006 Puke
Burimi: http://gezim-kopani.blogspot.com/2011/03/takim-me-nipin-e-imam-zenel-hoxhes.html

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.