Historiku i xhamisë së fshatit Iballë,Pukë
Nga: Myftiu i rrethit Puke, Gëzim Kopani
Sipas të dhënave xhamia e fshatit Iballë [1] është një ndër xhamiat më të vjetra të Myftinisë së
rrethit Pukë. Rreth viteve 1800 numerohet të ken qënë rreth 30 shtepi myslimane të ndarë në dy fise;
a).Thaç dhe b). Zotni. Edhe sot xhamia ndodhet tek e njeta lagje e cila quhet “Lagjia e Zotnive” . Ajo është e vendosur në mes të shtepiave.
Xhamia e fshatit Iballe ka qenë një kateshe. Brenda saj ka pas mimber, hajatin dhe vendin e grave. Xhamia ka qen e ndërtuar me gur (sipash te dhënave gojore të ardhur nga Kosova) dhe e mbuluar me tiegull. [2]

Me lirimin e fesë edhe kjo zon filloi të angazhohet në çeshtjet islame duke zgjedhur Anëtarët e Këshillit të xhamis Iballe si dhe Anëtarin e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë për zonën Iballe. Në vitin 2004 duke dhënë shembullin e tij përsonal Ismet Kapeta [4] restauroi xhamin e fshatit Iballe duke ndërtuar edhe minaren e Xhamisë. Pas rikonstruksionit namazin e parë të Fiter Bajramit e ka kryer imam H.Ibrahim Hoxha.[5]
Datë më; 02.11.2015
Përgatiti:
Myftiu i rrethit Pukë
Gëzim Kopani
Shënim: Ky historik është i arkivuar pran Myftinisë së rrethit Pukë
___________
[1]Iballe; Fshati Iballe është një ndër fshatrat më të largëta të rrethit të Pukës dhe ndodhet mbi 752 m mbi nivelin e detit. Qendra e fshatit shtrihet në një fushe mjaft të bukur. Përmes fshatit kalon një perrua që mban ujë dimër e verë. Myslimanët janë të ndarë në dy fise a)Thaç dhe b) Zotni (të cilët janë fisi i Kabashit). Fisi i Thaçit është i përbërë nga dy besime mysliman dhe katolik, ndërsa fisi i Zotnive është mysliman.Shenimet e Imam Gëzim Kopani, viti 2006.
[2]Thuhet se gurët e xhamis Iballe kan qenë gur të gdhendur mir dhe me forma të ndryshme adje edhe sot me fanatizem banoret ruajnë një tëe till.
[3] Gëzim Kopani; Kjo rrugë ndryshe quhet rruga e Gjakoves ose Rruga e madhe. Ajo kalonte në disa vende në rrethin e Pukës që pershkruante fshatrat si: Kabash, Rrape, Kryezi ( në fshatin Kryezi kalonte edhe Rruga e Madhe qe lidhte edhe fshatin Iballe. Sipas të dhënave gojore të Iballes dhe të Kryeziut del se: “Myslimanët e Iballës dhe jo vetem kan ngren e pi në shtëpiat e Agve të Kryeziut.” Ka pas raste që edhe kan flet e pushu veçanarisht në kohen e dimrit.) , Flet, Dardhë etj.
[4]Ismet Kapeta; Është nip me shtepin e Hoxhallarëve Zezaj Pukë, Ibrahim dhe Elez Hoxha.
No comments:
Post a Comment
Xhamit e Pukes
Note: Only a member of this blog may post a comment.