Tuesday, December 25, 2012

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvillon viziten zyrtare ne Famullin e Pukes


Me date 25 dhjetor 2012 Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga disa antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke zhvilloi vizite zyrtare ne Kishen Baritore te qytetit te Pukes.

Myftiu u prit nga Famullitari Giovanni Fiocchi si dhe kryetari i Keshillit te Kishes Dod Boci.

Ne fjalen e tij Famullitari Fiocchi nder te tjera tha: "...Falenderoj komunitetin Mysliman per bashkepunimet qe kemi mes dy komuniteteve. Kjo eshte nje feste e cila sjell gezim per te gjithe njerzimin."

Ndersa ne fjalen e tij kryetari i Keshillit te Kishes Dod Boci tha: "Duke ju falenderuar per ardhjen tuaj per te na uruar, shpreh mirenjohjen tone per Myftiun e Pukes Gezim Kopani i cili cdo here na ka mbeshtet dhe na eshte gjetur pran."

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani tha: "Ne kete dite te shenuar per besimtaret Katolik ju uroj ju Famullitar dhe nepermjet jush edhe gjithe besimtaret tuaj festen. Sot shoqeria po perballet me ngjarje negative te cilat cenojne moralin e familjes, prandaj kerkohet nga ne qe te predikojme edhe me shume mbi rendesin e familjes me qellim, ngritjen e moralit ne shkallen e duhur."



Puke me 25 dhjetor 2012
 
Fotografi te tjera














No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.