Nëpërmjet një aktiviteti social-kulturor të zhvilluar në Pallatin e Kulturës së qytetit të Pukës, Këshilli i Myftinisë Pukë vlerësoi punën 20-vjeçare të Myftiut Gëzim Kopani në shërbim të komunitetit pukjan.
Përveç besimtarëve dhe qytetarëve të shumtë të qytetit dhe zonave përreth, në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu: Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, Kryetarët e Bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz, Famullitari i Kishës Katolike Pukë, z. Zef Marku, përfaqësues të partive politike, përfaqësues shoqatash dhe fondacionesh, si dhe shumë personalitete të tjera të fushave të ndryshme.
Aktiviteti u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore dhe himnin kombëtar, për të vijuar më tej me një dokumentar të shkurtër, i cili hodhi dritë mbi punën 20-vjeçare të myftiut Kopani në shërbim të Islamit dhe komunitetit pukjan.
Në përshëndetjen e tij të rastit, Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, vlerësoi punën e bërë nga Myftiu Gezim Kopani në dy dekada shërbim, dhe uroi që aktivitetet në vijim të sjellin akoma edhe më shumë fryte për besimtarët dhe komunitetin e zonës.
Përshëndetje të rastit mbajtën gjithashtu edhe të ftuarit e tjerë, të cilët shprehën respektin dhe mirënjohjen e tyre të thellë për figurën e Myftiut Kopani dhe rolin që ai ka luajtur në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të vlerave fetare, edukative dhe shoqërore në Pukë e më gjerë.
No comments:
Post a Comment
Xhamit e Pukes
Note: Only a member of this blog may post a comment.