Saturday, January 14, 2012

Myftinia e rrethit Pukë zhvillon analizen e vitit 2011 dhe planin e punës për vitin 2012.

Gjate ditës së sotme datë 14.01.2012 Myftinia e rrethit Pukë zhvilloi mbledhje e radhës të Këshillit të Myftinisë së rrethit të Pukës me këtë ren dite: 1.Analiza e punës për vitin 2011 2.Plani i punës për vitin 2012 dhe 3.Të ndryshme.


Mbledhja u hap me leximin e Kur'anit nga imami Milaim Qarri. Pas leximit të raportit mbi punën e bërë gjatë vitit 2011  Myftiu i rrethit Pukë Gezim Kopani vlersoi arritjet e bëra duke përmendur se: Myftinia e rrethit Pukë gjatë vitit 2011 ka aritur të realizoj fal mbështetjës së KMSH-së disa aktivitete  ku vlen të përmenden seminari në muajin e Mevludit të Hz.Muhammed a.s., Seminare të ndryshme gjatë muajit të Ramazanit, shpërndarja e disa pakove ushqimore për familjet në nevoj në muajin e Ramazanit, aplikimi për marrjen e lejes për ndertimin e Xhamisë në Bashkinë e Fush-Arrezit, bërja e projektit të Xhamisë së fshatit Qerret dhe marrja e lejës për ndërtim nga Komuna e Qerretit ku  falenderojmë edhe kryetarin e kësaj komune i cili ka qenë i katshem për dhënien e saj.

Po ashtu gjatë këtij viti Myftinia e rrethit Pukë perveç aktiviteve që përmendem është edhe hapja e bunarit të ujit në oborrin e Xhamisë së re në qytetin e Pukës.

Pas diskutimeve dhe vlersimeve të antarëve të Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë u kalua në planin e punës për vitin 2012. Ndër planet më kryesore që Myftinia Pukë mendon të realizojë janë:

Seminar për prezantimin e klerikëve të fesë Islame në rrethin e Pukës, ndërtimin e Xhamisë në Fush-Arrez, ndërtimin e Xhamisë në fshatin Qerret, grumbullimin e informacioneve për historikun e fesë islame në rrethin e Pukës, zhvillim seminari për netët e medha dhe për muajin e shejtë të Ramazanit. Po ashtu Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e KMSH mendon të realizoj disa eskursione me besimtarët mysliman brenda Shqiperisë për të vizituar kështu edhe institucionet e fesë islame në Tiranë,Korçë,Shkodër. 
Me kujdes të veçantë Myftinia e rrethit Pukë mendon të ndihmoj dhe këtë vitit disa familje në nevoj si në muajin e Ramazanit po ashtu edhe ne festën e kurban Bajramit.

Pas mbledhjës antarët e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë moren pjesë në namazin e Ylesë në Xhaminë e qytetit të Pukës.
/Myftinia e rrethit Puke/

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.