Friday, October 21, 2022

Xhamia Koder Hani , Puke (2022)




Fotografi e bere nga mani i hoxhes se xhamise ose sic njihet ndryshe mani i xhamise.
Fotografi nga Gezim KOPANI 

Saturday, October 8, 2022

Disa keshilla nga profeti Muhammed a.s.



Ne kuader te ditelindjes se profetit Muhammed a.s. , Myftiu i Pukes Gezim Kopani mbajti nje ligjerat ku ndaloi ne disa keshilla te Profetit Muhammed a.s.

Puke, me 07 tetor 2022


Monday, May 2, 2022

Ne qytetin e Pukes dhjetra besimtare falin namazin e Fiter Bajramit


Qe ne oret e para te mengjesit dhjetra besimtar mysliman te qytetit te Pukes ju drejtuan xhamise per te kryer faljen e namazit te Fiter Bajramit. Ligjerat , hytbja dhe falja e namazit te Fiter Bajramit u drejtua nga Myftiu Gezim Kopani (2 maj 2022)








Friday, April 1, 2022

Urimi i Myftiut te Pukes Gezim Kopani me rastin e fillimit te muajit ramazan 2022



Bismilahir Rahmanir Rahim!
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirëbëresit!
Të nderuar besimtar mysliman të rrethit Pukë!
Kam kënaqësin t’ju njoftoj se nesër datë: 02 prill 2022, fillon muaji i bekuar i ramazanit. Në këtë muaj të gjithë myslimanët shtojnë ibadetin drejtuar Allahut xh.sh, pasi muaji ramazan është mirësi për të gjithë ato që agjërojnë, i bëjnë lutje Allahut, bëjnë punë të mira, ndihmojnë të tjerët duke dhënë sadaka dhe largohen nga e keqja.
Profeti Muhammed a.s. ka thënë: “Me fillimin e muajit ramazan Allahu xh.sh. mbyll dyert e zjarrit dhe hap dyert e xhennetit. Me të filluar muaji ramazan meleket e Allahut xh.sh. i drejtohen njerëzimit duke u thënë: O ti njeri që kërkon mirësin e Allahut, eja në lutje dhe adhurim ndaj Allahut pasi Allahu do ju pranoj lutjet tuaja! O ti që kërkon të bësh keq, hiq dorë nga puna e keqe pasi Allahu është falës e shpërblyes i madh!
Prandaj, ky muaj le të edukoj shpitrat dhe zemrat tona. Ti lutemi Allahut për mirësi, shëndet, bereqet dhe pranim të lutjeve.
Në përfundim, ju uroj agjërimin të begat dhe të pranuar tek Allahu xh.sh! Dhe një herë urime muajin e ramazanit! Allahu ua pranoftë lutjet!
Myftiu i rrethit Pukë
Gëzim Kopani