Tuesday, January 22, 2013

Xhamia e fshatit Iballe, Pukë


Fshati Iballe eshte nje nder fshatrat me te largeta nga qendra e qytetit te Pukes me ate te Iballes. Sic e kemi permendur edhe ne shkrimet e tjera, feja islame edhe ne kete fshat eshte hapur gjate Perandorise Osmane. 


Fshati i Iballes eshte i perbere nga besimi Katolik dhe besimi Mysliman. Ne kete zone myslimanet zene nje numer te vogel te banorve. Sipas te dhenave Xhamia e fshatit Iballe eshte ndertuar qe ne kohen e Perandorise Osmane. Xhamia e fshatit Iballe ku ndodhet edhe sot eshte e vendosur ne lagjen "zotni".
Ish-antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Demir Hyseni thote: "...Xhamia e Iballes eshte ndertuar ne kohen e Turqise pas deshires qe shprehen vete besimtaret mysliman te Iballes."
Xhamia e Iballes u ndertua me gur te gdhendur si dhe me gur te vecante te ardhur nga Prizreni dhe Shkupi. Xhamia e Iballes  ndodhet ne zemer te shtepiave.
Prane Xhamise Iballe rreth vitit 1916 u ndertua nje "odë" e vecante e cila sherbente si "Mejtep" per te mesuar femijet mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri ne vitin 1920.
Gjate vitit 1916 mejtepi i Xhamise Iballe regjistronte te kete patur 12 djem dhe 2 vajza te moshes 8-14 vjec. Ne kete "Mejtep" u mesonte kendim ne gjuhen shqipe si edhe mesim per namazet si dhe mesim permendsh te "arshreve" Kur'anore. Nga te dhenat mesues ne kete "Mejtep" ka qene imami i Xhamise Hoxha i madh (Isuf Hoxha).
Hoxha i madh ka lindur ne vitin 1820. Mesimet e para ai i mori ne Mejtpein e Pukes e me vone ne medresen e Prizrenit. Ndersa sipas te dhenave te tjera del se hoxha i madh pas mejtepit te Pukes ka vazhduar mesimet ne Turqi pikerisht ne qytetin e Stambollit. Imam Isuf Hoxha vdiq ne vitin 1919.
Pervec mesimeve fetare kjo "odë" ka sherbyer edhe si vend takim i pleqve te urte te cilet her here bashkoheshin dhe kendoshin kenge me çifteli dhe kenge "perpjete."
Ky bashkim behesh ne menyre te vazhdueshme sidomos ne muajin e "Mevludit" ku imami i xhamise Iballe bashkonte burrat e "katundit" dhe gjate kendimit te "Mevludit" pervec ilahivesalavateve per Muhammedin a.s. kendonin kenge patriotike te shoqeruara me çifteli dhe sharki. Ndersa per festat e Bajrameve edhe ne kete fshat ishte zakon vizita neper shtepiat e myslimaneve duke u shoqeruar kjo vizite me melodin e daulles. Ne disa raste shtepiat e myslimaneve kishin vizitor edhe nga familjet Katolike dhe e kunderta.
Besimtaret mysliman te Iballes tregone respekt te vecante madje, ato edhe gjate kohes se komunizmit jane munduar te ruajne cdo gure te xhamise e ne vecanti gurin i cili quhet "Berajat".
Ne kete xhami kane sherbyer si imam: Hoxha i madh (Isuf Arif Hoxha 1820-1919). Ne vecanti hoxha i madh ka sherbyer ne rastet mortore, gjate muajit Ramazan per faljen e namazit te Teravive si dhe per faljen e dy Bajrameve. Nga viti 1957-1960 ka sherbyer si imam Hoxh Bisha. Nga viti 1960-1962 ka sherbyer si imam Sherif Arifi i cili ka pas kryer medresene.
Pas vitit 2001 myslimanet e Iballes filluan te pergatiten per rindertimin e Xhamise se fshatit Iballe. Ne vitin 2003 Myftinia e rrethit Puke ne kuader te rindertimit te Xhamise Iballe beri certifikimin e truallit te xhamise Iballe. Pas vitit 2004 me financimin e Ismet Kapetes njeherazi bashkefshatar i myslimaneve te Iballes u be e mundur rindertimi i Xhamise Iballe.
Tashme Xhamia e Iballes cdo dite pret besimtaret e saj per kryerjen e riteve fetare. Vetem gjate vitit 2012 ne Xhamine e fshatit Iballe kan marr mesime fetare mbi 25 femije.
Myftinia e rrethit Puke gjate vitit 2013 me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise mendon te shtoj sherbimin fetare ne kete fshat duke shtuar sherbimet ne Xhami duke permisuar kushtet e saj.

Pergatiti
Gezim Kopani

Materiali marr nga faqja: https://gezimkopani.blogspot.com/

Fotografia e Xhamise Iballe, bere ne vitin 2012.
Date: 15 janar 2013

Saturday, January 12, 2013

Hoxha i Iballes "Medalje per veprimtari patriotike"

Teologu imam Isuf Arif Hoxha ( 1820-1919)
"Medalje per veprimtari patriotike"


Imam Isuf Arif Hoxha ka lindur ne vitin 1820,mesimet e para fetare i mori ne mejtepin e Pukes,me vone ne medresen e Prizenit.Fillimisht imam Isuf Hoxha sherbeu si myezin Xhamie ne xhamin e Iballes, me pas ai filloj te sherbej si imam ne muajin e Ramazanit per namazin e teravive dhe me vone ne namazin e Bajramit te Madh.Pas ketyre praktikave imam Isuf Arif Hoxha emrohet imam i Xhamise Iballe,Puke. Imam Isuf Arif Hoxha i mbiquajtur Hoxha i Madh, teolog. hoxhe i Xhamise se Iballes, ka perkrah Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Ne Prizren Isufi kishte mesuar ne medrese per imam. Per me teper imam Isuf Arifaj ishte mik me Dizdarin e Pukes, se kishte gruan prej asaj dere, Gjylen. Keto lidhje krushqie e miqesore i bashkuan me shume ne perkrahjen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, qe forcuan ndjenjat kombetare, qe u shprehen sidomos ne ruajtjen e unitetit mes dy besimeve, ne ruajtjen e raporteve te mira miqesore edhe me krushqi. Keshtu, imam Isufi ishte nip i Cecë Halilit te Dardhes, burre trim dhe guximtar, me te ilin ruante lidhje te ngushta nip-daje. Per me teper, imam Isufi ndihmonte dhe respektonte edhe kabashes te tjere te Dardhes a te Meziut si "daje", siç ishte rasti i Mark Balës se Mëziut i cili u semure ne Mertur, ku kishte shkuar per feste dhe erdh e vdiq ne kullen kater katesh te imam Isufit, Hoxha i Madh, i cili e varrosi me nderime Mark Bal Gjonin, burrin mendtar e
guximtar te Mëziut, ndersa prifit Domenika Passi, misionar italian, e kishte "mallkue" se kishte marre grua te dyte per femije, qe ia pertrine kullen ne shuarje, qe sot jane bere mbi dhjete familje me shtrirje qe prej Mëziu, Shkoder, Tirane deri ne ShBA (USA). (Cordignano,A.F- Shqiperia nepermjet vepres dhe shkrimeve te nje misionari....Rome,1933.Perkthim i I.Zamputit.Doreshkrimi ruhet ne Muzeun Historik te Pukes.)
Imam Isuf Arif Hoxha sherbej deri ne ditet e fyndit te jetes se tij si imam i Myftinise se rrethit te Pukes. Ai vdiq ne vitin 1919.Kujtimet me te mirat edhe sot permenden nga besimtaret mysliman te Pukes.

Publikon: Myftinia e rrethit Puke (ne kuadrin e grumbullimit dhe te publikimit te aktivitetit te Myftinise se rrethit Puke nder vite ne rrethin e Pukes,)
Autor: Xhemal Meçi (Studiues, Mjeshter i madhAntar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke)
Pergatiti: Gezim Kopani
Fotografi: Xhamia e Iballes,Puke

Friday, January 11, 2013

Myftiu i Pukes i pergjigjet pyetjeve te gazetarit ne Puka Televizion

Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani i eshte pergjigjur interesimit te gazetarit te Puka Televizion Armir Mehaj ne lidhje  me fenomenin e divorcit dhe abortit.

Pyetje: I nderuar Myfti! Gjykata e rrethit te Pukes raporton se fenomeni i divorcit ne rrethin e Pukes eshte ne rritje cfare keni per te thene per divorcin mes cifteve,a ndikon divorci ne dobesimin e familjes?

Pergjigjia e Myftiut,Gezim Kopani:

Duke ju falenderuar per pyetjen, shkurtimisht edhe per arsye te kohes pasi eshte per lajm do jap pergjigje te shkurte.
Feja islame e njeh divorcin. Ne fene islame divorci njihet si "Talak". Divorci ndodh atehere kur njeri nga cifti ka argumente te pakundershtueshme per ta bere. Pershembull ka shkelje te nikahut (kurores),dmth burri nuk perkujdeset per bashkeshorten,nuk tregon kujdes per shendetin e saj ose te familjes,ose ben zina (shkon me gra te tjera jasht kurores, per kete pike duhet te kete deshmitar), ose bashkeshortia i nje burri nuk sillet mir, ose nuk lejon qe te kete kontakte seksuale, por feja islame keshillon cdo here qe te shmanget divorci, edhe pse Allahu e lejon divorcin ajo eshte vepra me e urryer tek Allahu. Kjo behet e qarte ne Kur'an ne suren Bekare.

Divorci eshte shkelja e betimit qe ka bere cifti ne kohen e lidhjes se nikahut (kurores), pra prishin betimin e dhene. Kontrata e marteses eshte krijimi i familjes. Nese mes nje cifti ka moskuptim, ka zenka te cilat jane te vazhdueshme pra nuk pajtohen me njeri-tjetrin lejohet berja e divorcit, por me pare Allahu xh.sh kerkon qe cifti te bej durim. Allahu xh.sh thote: "Cojeni jeten mire, por nese e urreni (pra ka zenka) beni durim." (Nisa,19)
Nese ndodh qe burri kerkon divorc por mes ciftit ka femije, femija i takon nenes. Argument kemi hadithin  kur nje grua i thote hz.Muhammed a.s. femija ime ka gjete prehjen tek une, eshte freskuar me qumshtin tim, ka qene i mbrojtur ndersa babai i tij beri divorc me mua.Kujt i takon femija? Hz. Muhammed a.s. thote: "Femija te perket ty." Ne rast te vecante femija i takon edhe babait psh nese nena i femijes cmendet.
Nese nje grua kerkon divorcin nga bashkeshorti pa asnje shkak, ky lloj divorci eshte i ndaluar. Kemi thenjen e hz.Muhammed a.s. qe thote: "Gruaja qe kerkon divorcin nga burri i saj pa asnje shkak nuk do shijoj as aromen e xhennetit (nuk do futet ne xhennet)." (Buhari)

Divorci ne fene islame ka kusht qe te paguhet nje shume e konsiderueshme si garanci psh nese nje burr kerkon te divorcohet atehere per te mos e lene bashkeshorten e cila ka femije ne veshtirsi burri paguan nje shume te konsiderueshme kjo gje nuk njihet ne ligjet shqiptare, pra ndahet nje cift, dhe gruaja ngel ne kater rruge, pa asnje siguri e mbeshtetje. Nese do ishte kjo mas shternguese sic e ka feja islame normalisht nuk do kete rritje te divorcit. Sa ndikon ne familje? Divorci ndikon shume negativisht ne jeten familjare, pasi nese mes nje cifti burri siguronte ushimin, sigurin etj dhe gruaja bente punet e shtepise, edukonte femijet; me berjen e divorcit te  gjitha keto zbehen, pasi duhet ti besh te gjitha vete. Duhet te kujdesesh per te siguruar ushqimin, duhet te kujdesesh per edukimin e femijes, por kuptohet se per te gjitha ska kohe e detyrimisht bie cilesia e jetes ne familje te tilla.

Pyetje: Pervec divorcit ne rrethin e Pukes ka nje tendece ne rritje te aborteve. Cili eshte qendrimi i fese islame ndaj abortit?

Pergjigje: Feja islame e konsideron krim abortin sidomos pasi nena qe eshte shtatzene i ka kaluar kater muaj shtazene. Aborti ndahet ne dy pjese:

1.Koha kur nena ene nuk e ka ndjer te gjalle femijen.
2.Koha kur nena e ndjen te gjalle femije.

Ne rastin kur nena ende nuk e ka ndjer femijen e gjalle eshte e lejuar aborti pasi eshte brenda kater muajve. pas kater muajve femijes i jepet shpirt ne barkun e nenes. Ne kete rast nena e degjon demijen te leviz. Pra e ndjen ate, ne kete rast eshte e ndaluar qe te behet aborit i femijes. Pasi Allahu xh.sh tek surja Muminune permend keto etapa:
"Njeriu u krijua prej nje pike lengu dhe balte pastaj ate pike e beme pik uji ne vend te sigurt. Me pas ate pike uji e beme cope gjaku, e ate gjak te ngurte e beme cope mishi, e me pas e shnderruam ne eshtra, edhe eshtrat ua veshem mishin, pastaj e beme krijese me shpirt. I larte eshte Allahu me i miri Krijues."

Pra formimi i femijes ne barkun e nenes zgjate kater muaj,pas kater muajsh i jepet shpirt. Kete shpirt nuk ia jep as nena as babai i vet, por Allahu xh.sh. Atehere nese ne si njerez nuk i japim shpirt, ku kemi te drejte ta mbyshim ate, pra ta abortojme? Prandaj pasi nena te kete kaluar kater muaj shtatzani, nuk lejohet aborti. Aborti mund te jete edhe spontan pershembull nena shtatzene rrezohet. Por nuk lejohet qe te nxitet aborti me ndonje ilac apo dicka te ngjashme.
Gjithashtu aborti nuk lejohet per shkak te frikes se nuk do kete me se ta ushqej. Ky lloj aborti eshte i ndaluar pasi Allahu xh.sh thote: "..Ne u furnizojme nga ajo ane, ose ne ate menyre nga nuk ua merr mendja." Pra myslimanet besojne se furnizuesi i vetem eshte Allahu xh.sh.

Shenim: Keto pyetje jane bere edhe komuniteteve te tjera fetare ketu ne rrethin e Pukes.

Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani

Puke me; 09/01/2013

Wednesday, January 9, 2013

Xhamia e fshatit Lajthize,Puke

Xhamia e fshatit Lajthize (1920)

Xhamia e fshatit Lajthize eshte e vendosur ne fshatin Lajthize,fshat qe sot eshte lagje e Bashkise Puke. Sipas te dhenave te para kjo Xhami eshte ndertuar rreth vitit 1910-1920.
Xhamia e fshatit Lajthize eshte e vendosur ne mes te fshatit pikerisht ne majen e nje kodre. Fare lehte mund ta quajme si Xhamia e dy anve per vete faktin se kjo Xhami ka sherbyer edhe per fshatin Dedaj te komunes Qelez.
Sipas te dhenave imami i pare i kesaj Xhamia ka qene Murat Musa i cili ka sherbyer der ne vitin 1943. Me pas ka sherbyer si imam Shaban Rexha dhe me vone imam Nail Hoxha i cili ka qene Kosovare. Deri ne vitin 1967 si imam dhe myezin ka sherbyer Bajram Cena. Dosja historike e Xhamise se fshatit Lajthize eshte rigrumbulluar ne vitin 2005. Ne vitin 2007 eshte bere edhe certifikimi i Xhamise se fshatit Lajthize. Imami i kesaj Xhamie cdo here ka qene edhe antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke. Pas vitit 1999 antar i Keshillit te Myftinise per fshatin Lajthize ka qene Musa Ademi,me vone Binak Alia.

Shenim: Ky informacion eshte ne perpunim.

Pergatiti: Gezim Kopani
Informacion i grumbulluar ne vitin 2005 .

Thursday, January 3, 2013

Xhamia e Koder Hanit e vetmja pike turistike ne qytetin e Pukes.

Koder Hani eshte pika me e vjeter ne qytetin e Pukes. Kjo koder eshte e njohur, pasi ne kete koder kan qene te vendosura ushtaret turq te cilet ndertuan keshtjellen e "Koder Hanit".
Sipas te dhenave ne vitin 1457 Sanxhakbeu i Prizrenit rindertoi keshtjellen e "Koder Hanit".
Ne keshtjell ka qene e ndertuar Xhamia e Koder Hanit gjurmet e seciles ekzistojne edhe ne ditet e sotme.

Ne vitin 2007 Myftinia e rrethit Puke ka bere te mundur certifikimin e 2 dylym toke si prone Vakuf e Myftinise Puke.

Ne xhamine e Koder Hanit kan falur namaz titullar te larte si:

-Ne vitin 1910 ka fal namaz Turgut Pasha.
-Ne vitin 1912 Ministri i Brendshem Turk Adil Beu.
-Ne vitin 1912 ka fal namaz Hasan Riza Pasha.

Per keto te dhena historike Myftinia e rrethit Puke sebashku me Komunitetin Mysliman te Shqiperise eshte duke lobuar per ndertimin e Xhamise se Koder Hanit.
Myftinia e rrethit Puke mendon qe Xhamia e Koder Hanit mund te jete "Xhami Muze" e hapur per turistet e huaj por njekohesisht edhe te kryhen ritet fetare.
Afer Xhamise se Koder Hanit eshte duke u planifikuar te ndertohet nje ndertes e vecante e cila te sherbej per veprimtari te ndryshme.
Po ashtu Myftinia e rrethit Puke mendon te pastroj bunkeret e ndertuara gjate komunizmit per ti kthyer ato si muze per vizitoret si dhe deshmi e qarte e brutalizmit komunist ndaj fese.
Myftinia e rrethit Puke ne nje bashkepunim me autorete te trete si psh: donator turistik,Bashkia Puke mundet qe Koder Hanit te kthehet nje pike e vertet turistike.

Ne kete vend vizitoret mund te shikojne:

-Xhamia e Koder Hanit
-Bunkeret
-Mani i zi (i cili eshte mbi 300 vjecar)

Myftinia e rrethit Puke
Pergatiti: Gezim Kopani 
Fotografi
Xhamia e Koder Hanit ne vitin 1916







Ne vitin 2007
 

      

 Turgut Pasha


Adil Beu 

Hasan Riza Pasha