Wednesday, January 4, 2012

Myftiu i Pukes zhvillon takim me n/Prefektin e Pukes dhe Kryetarin e Bashkise Fush-Arres


Me date 09.06.2011 u zhvillua ne N/Prefekturen e rrethit Puke takimi me N/Prefektin z. Ferit Ringaj, Myftiun e rrethit Puke Im. Gezim Kopani dhe Kryetari i Bashkisa Fush-Arres z. Alfred Qafa. Ky takim u kerkua nga N/Prefekti i Pukes mbi zhvillimet e fundit ne Fush-Arres dhe informacionin e derguar kesaj zyrje nga Myftinia Puke.
Gjate takimi u diskutua mbi plotesimin e dosjes nga Myftinia e Pukes duke i bere nje kerkese KKRT-se ne Bashkine e Fush-Arres. N/Prefekti i Pukes dha garancin se mbrenda hapsirave ligjore Myftinia Puke do kete mbeshtetje. E njejta gje u citua edhe nga Kryetari i Bashkise Fush-Arres. Nderkoh Myftiu Gezim Kopani vuri ne dukje se: "Myftinia e rrethit Puke qe ne fillim eshte e interesuar qe institucioni qe do te ndertohet ne Fush-Arres te jete mbrenda ligjive te Shqiperise. Keshtu me tu bler kjo shtepi dhe toka per rreth saj ne kemi bere certifikimin ne ZRRP-dega Puke duke e kaluar si prone Vakuf ne Myftinine e rrethit Puke. Veprimi i dyte i Myftinise se rrethit Puke eshte venja ne dijeni me dt.17.02.2011 Bashkine Fush-Arres. Per arsye te zgjedhjeve te 08 maj 2011 Myftinia e rrethit Puke e ka pas te pamundur mbledhjen e firmave nga institucionet perkatese.Projekti eshte gati tani presim thjeshte vetem vulat per ti paraqitur ne KKRT-ne e Bashkise Fush-Arres."
Myftinia e rrethit Puke bazuar shkreses se ardhur nga Bashkia Fush-Arres ka pezulluar menjehere punimet me qellimin e shprehjes se gadishmerise se plotesimit te dokumenteve ligjore.
Nderkohe Myftinia e rrethit Puke duke vlersuar takimin shprehet gjithashtu se: "Fush-Arresi eshte nje qytet i ri.Si shume te tjere edhe myslimanet ketu jane te ardhur.Myftinia e rrethit Puke tashme ka nje prone vakuf te cilen do e perdori ne sherbime te besimtareve mysliman.Myslimanet e ketij vendi kane te drejte te ushtrojne besimin e tyre qofte edhe nje mysliman.Myftinia e rrethit Puke ka vazhduar punen e saj per kete ceshtje ne shume drejtime me qellimin e vazhdimsise se ketij projekti. Qe nga viti 1993 besimtaret mysliman ne Fush-Arres kan kerkuar ndertimin e nje Xhamie. Kjo kerkese eshte bere edhe ne vitin 1996.Lusim Allahun e Madheruar qe kjo kerkese tju behet realitet me mbeshtetjen e besimtareve mysliman jo vetem nga rrethi i Pukes por edhe me gjere me dua,financim dhe mbeshtetje."

Myftinia e rrethit Puke.
Puke 09.06.2011

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.