Friday, July 27, 2012

Ndicni sonte ne Puka Tv emisionin "Fjale Zemre" i ftuar Muhamed Sytari



Myftinia e rrethit Puke ju fton te ndiqni sonte dt.27.7.2012 ne Puka Televizion gjate kohes se iftarit ora 20:11 emisionin "Fjale Zemre" ku i ftuar eshte Myftiu i Shkodres imam Muhamed Sytari.

Myftiu Muhamed Sytari do predikoj mbi "Miresite e agjerimit te muajit Ramazan."

Hidhen themelet e xhamisë së re në Qerret të Pukës

Ditën e xhuma, më 27 korrik 2012, në fshatin Qerret të Pukës janë hedhur themelet për ndërtimin e xhamisë së re me dy minare të këtij fshati.
            
Ceremonia e hedhjes së gurit të themelit ka nisur me fjalën e Myftiut të Pukës Imam Gëzim Kopani, i cili ka falënderuar All-llahun për këtë dhuratë të begatë në muajin e Ramazanit. Myftiu ka thënë se Qerreti është një fshat me besimtarë muslimanë, të cilët e kanë pasur dhe e kanë në gjak besimin dhe ndërtimin e xhamive. Ai ka falënderuar edhe donatorët, të cilët kanë kontribuar për këtë ditë.
            
Më pas ka përshëndetur edhe Myftiu i Zonës së Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Në fjalën e tij, Myftiu ka përcjellur edhe urimet më të mira të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muça dhe Kryesisë së K.M.Sh. me rastin e kësaj ceremonie.
            
Në fjalën e tij Myftiu i Shkodrës ka vlerësuar shpirtin e besimit, vlerat e harmonisë dhe të qytetarisë që burojnë nga xhamitë në çdo skaj të Shqipërisë, si një model i dashurisë dhe afrimit me Zotin e gjithësisë. Njëkohësisht është lutur për banorët e Qerretit dhe ka shpresuar që inaugurimi i kësaj xhamie të jetë një festë e madhe për krejt zonën.            

Në shoqërinë e tekbireve është bërë edhe hedhja e gurit të parë të themelit, janë bërë lutjet dhe urimet përkatëse me rastin e kësaj dite të shënuar.

Friday, July 20, 2012

Ndicni sonte ne Puka Tv emisionin "Fjale Zemre" i ftuar Dorian Demetja

Myftinia e rrethit Puke ju fton te ndicni sonte date 20 korrik 2012  ne Puka televizion ne kohen e iftarit menjehere pas transmetimit te ezanit emisionin televiziv "Fajle Zemre" kushtuar muajit Ramazan. I ftuar ne emsion eshte Drejtori i Burimeve Njerzore prane Komunitetit Mysliman te Shqiperise ma.Dorian Demetja.

Tema e emisionit eshte: "Rregullat e pergjithshme te agjerimit te Ramazanit dhe miresit e tij."

Myftinia Puke organizim ne gjithe rrethin per muajin e Ramaznait



Myftinia e rrethit Puke ne kuader te muajit Ramazan ka zhvilluar disa takime qofte me antaret e Keshillit te Myftinise qofte edhe me besimtaret mysliman me qellimin e shperndarjes se disa literaturave per muajin e begate te Ramazanit.

Myftinia e rrethit Puke dy dite para fillimit te muajit Ramazan ka shperndar ne gjithe rrethin e Pukes imsakijen e Ramazanit, fletepalosje per agjerimin e Ramazanit, postera dhe banderola si dhe eshte bere organizimi i disa daulleve te cilat do te bine ne kohen e syfyrit dhe te iftarit.
Gjate muajit te Ramazanit ne Puka Televizion do transmetohet thirrja e Ezanit po ashtu cdo te Xhuma do transmetohet ne kohen e iftarit emisioni kushtuar Ramazanit "Fjale Zemre".




Thursday, July 19, 2012

Myftiu i Pukes uron besimtaret mysliman "Gezuar muajin e Ramazanit"



Myftiu i Pukes Gezim Kopani sot 19 korrik 2012 pikerisht  ne naten e madhe te muajit Ramazan uron te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke:


" Ne emer te Myftinise se rrethit Puke dhe te Komunitetit Mysliman te Shqiperise uroj besimtaret mysliman te rrethit Puke gezuar muajin e bekuar te Ramazanit! 
Le te sherbej ky muaj si udhezim ne punet e mira, mu ashtu sic permend Allahu edhe ne Kur'an "Leal lekum te-tekun" qe te behemi te devotshem. Ska devotshmeri me te madhe se sa devotshmeria ndaj lutjeve kushtuar Allahut te Madheruar. 
Lus Allahun e Madheruar qe muaji i Ramazanit te jete  muaj i lumtur dhe i gezuar dhe me lutje dhe agjerim te pranuar per te gjithe myslimanet  Pukjane."

Urimi i Myftiut te rrethit Puke me rastin e fillimit te muajit te Ramazanit 2012
Imam Gezim Kopani

Puke me 19 korrik 2012

Wednesday, July 18, 2012

Myftinia Puke ju uron "Me hajer muajin e Ramazanit"



Myftinia e rrethit Puke me rastin e muajit te bekuar te Ramazanit uron te gjithe besimtaret mysliman Gezuar muajin Ramazan 2012! Qofte muaj i begat dhe i lumtur per te gjithe familjet myslimane!

Tuesday, July 17, 2012

Myftiu i Pukës përshëndet 20 vjetorin e krijimit të Famullisë Pukë.


Myftiu i Pukës Im.Gezim Kopani sot me datë 17 korrik 2012 me ftesë te Famullisë Pukë mori pjese në 20 vjetorin e themelimit të  Famullisë Pukë. 
Me ketë rast Myftiu i rrethit Puke lexoi këtë mesazh:


"I nderuar Famullitar i Famullisë “Zoja e Papërlyer” Pukë z. Giovanni Fiocchi!


Duke ju falenderuar për ftesen e bërë nga Famullia “Zoja e Papërlyer” Pukë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të kesaj Famullie, Myftinia e rrethit Pukë ju dergon këtë mesazh:
      “Myftinia e rrethit Pukë përshëndet drejtuesit e Famullisë “Zoja e Papërlyer” Pukë e cila sot mbush 20 vite pune në qytetin e Pukës. Edhe pse e re kjo Famulli ka dit të ndertojë ura bashkëpunuese me Myftinine e rrethit Pukë. Që nga viti 1992 Famullia e Pukës në harmoni me kulturen e myslimaneve të qytetit tonë ka bashkëudhetuar me hallet dhe gezimet që kan pas qytetarët e këtij qyteti.
       Në krijimin e kësaj Famullie, Myftinia e rrethit Pukë ka dhënë pelqimet përkatëse për tu bërë e mundur ndertimi për herë të parë i një Kishe Katolike në këtë qytet. Pak vite më pare, Myftinia e rrethit Pukë dha pëlqimin e dytë për  ndërtimin e Kishes “Baritore”, duke dëshmuar kështu një respekt të vecantë që Myftinia Pukë dhe besimtarët mysliman ka për besimtaret e kësaj Famullie.
        Myftinia e rrethit Pukë është e bindur se me besimin e sinqertë tek Krijuesi i vetem do arrihet çdo herë një standart i lartë besimi, respekti dhe mirëkuptimi në shoqëri. Vetem besimi i pastër mund  të bashkoj njerëzit në një pikë të vetem e cila ështe besimi në Zotin e Madh, i cili i krijoi njerzit të ndryshem,  por të njejtë nga krijimi.
         Myftinia e rrethit Pukë në kuader të 20 vjetorit të krijimit të Famullisë “Zoja e Papërlyer”  përshëndet drejtuesit e Famullisëe dhe nepërmjet tyre edhe besimtarët Katolik të kësaj Famullie."
MYFTIU I RRETHIT PUKE
Imam. Gezim Kopani
Pukë më 17.07.2012 
___________________________________________________________________
FOTOGRAFI TE TJERA




 

Friday, July 13, 2012

Myftiu i Shkodres Muhamed Sytari zhvillon vizite pune ne Puke.




Me date 13 korrik 2012 Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar nje vizite pune ne Myftinine e rrethit te Pukes. 

Fillimisht Myftiu i Shkodres Muhamed Sytari beri vizite disa Xhamiave ne kete rreth dhe me pas ndaloj edhe ne Myftinine e rrethit te Pukes ku u prit nga Myftiu i Pukes Imam Gezim Kopani.
Ne fjalen e tij Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari nder te tjera tha: "...Ne kuader edhe te muajit te Ramazanit menduam te zhvillojme kete takim ketu ne rrethin e Pukes per te intesifikuar bashkepunimin me dy Myftinive me qellimin e shtimit te sherbimit fetare per besimtaret mysliman te rrethit te Pukes. Pervec bashkepunimit qe do bejme per muajin e shejte te Ramazanit, Myftinia e Shkodres do zhvilloj edhe bashkepunime te tjera qofte ne fushen e besimit qofte edhe ne fushen e arsimit islam. Me kete rast Myftiu i Shkodres nga Puka uroj te gjithe besimtaret mysliman te Pukes nje agjerim te lehte edhe te pranuar."
Pasi uroj mireseardhjen e Imam Muhamed Sytari, Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: "Eshte me te vertet bukur kur programet dhe idete zhvillohen me bashkepunim me Myftinine e Shkodres pasi kjo shton atmosferen e Ramazanit ketu ne Puke. Vizita e juaj eshte domethenese jo vetem per faktin se myslimanet po presin muajin e shejte te Ramazanit por edhe per faktin se Myftinia e Shkodres do zhvilloj edhe bashkepunime te tjera me Myftinine e rrethit te Pukes. Per kete gje ne emer te myslimaneve te Pukes ju falenderoj dhe ju uroj nje agjerim te bekuar nga Allahu xh,sh ."

Friday, July 6, 2012

Fillon puna per rindertimin e Xhamise se fshatit Qerret.

Gjate paradites se sotme date 06 korrik 2012 u vendosen piketat  per rindertimin e Xhamise se fshatit Qerret.

Me prezence te Myftiut te rrethit Puke imam Gezim Kopani, Kryetarit te Komunes Qerret z.Rrok Dodaj, N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder z.Ferit Ringaj si dhe donatorit te kesaj Xhami z. Sahit Fishta dhe Liljan Idrizi u vendosen piketat e rindertimit te Xhamise se fshatit Qerret.

Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani tha: "...Myslimanet e fshatit Qerret ne prag te muajit Ramazan po perjetojne nisjen e Xhamise te cilen kaq shume e kan pritur. Lus Allahun e Madheruar per mbarsi e sukse ne punimet e kesaj Xhamie e cila do jete mbreteresh e Xhamiave te rrethit Puke. Me kete rast nuk mund te le pa falenderuar donatorin e kesaj Xhamie te nderuarin Sahit Fishta i cili do i dhurojne fshatit Qarret kete Xhami, po ashtu falenderoj z.Liljan Idrizi i cili jo vetem ka ndihmuar ne dokumentacionet e nevojshme per kete Xhami por edhe do kontriboj ne ndertimin e saj. Nje falenderim i vencante i shkon edhe Kryetarit te Komunes Qerret z.Rrok Dojda i cili vazhdimish ka qene nje bashkepunues per ndertimin e kesaj Xhamie."

Ne fjalen e tij kryetari i Komunes Qerret z.Rrok Dodaj tha: "Fshati Qerret prej kohesh ka pritur kete dite. Si kryetar Komune fjalet dhe urimet me te mira per myslimanet e Qerretit, per Myftiun e Pukes Gezim Kopani i cili me interesimin e tij u be e mundur gjetja e donatorit. Po ashtu nje falenderim kam per donatorin e Xhamise Qerret z.Sahit Fishta po ashtu edhe per z.Liljan Idrizi te cilet do i bejne nje dhurate kaq te bukur fshatit Qerret. Tashme z.Sahit dhe z.Liljan jane miq te fshatit Qerret."

Ne fjalen e tij N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder z.Ferit Ringaj nder te tjera tha: "Ndjehem mire kur shikon se besimtaret do i gezohen kultit te tyre. Kjo do jete  nje dhurate e vecate per myslimane e Qerretit e cila vjen fale punes qe ben Myftiu Gezim Kopani duke ju sjell nje gezim te munguar ketij fshati. Kjo dhurate behet edhe me e vecante pasi perkon edhe me 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise si dhe ne prag te muajit te shejte te Ramazanit."

Me pas Myfiu i Pukes Gezim Kopani, z.Liljan Idrizi dhe Kryetari i Komunes Qerret z.Rrok Dodaj  vendosen edhe piketat e truallit te Xhamise se fshatit Qerret.
Xhamia do jete me dy minare. Do kete nje kapacitet mbi 100 persona. Do jete multi kompleks ku do kete edhe dhome per mesime islame, lulishte etj.

Fotografi nga nisja e punimeve













Projekti i Xhamise se fshatit Qerret-Puke.