Xhamia Micoj

Xhamia e fshatit “Micoj” 1835




Xhamia e fshatit Micoj ndodhet rreth 40 minuta large Bashkise se Fush-Arresit. Sipas gojdhenave Xhamia eshte e ndertuar qe ne vitin 1835 gjate kohes se Perandorise Osmane, gjithashtu mundet edhe nga fillimi i shek XIX. Ndersa sipas antarit te keshillit te Myftinise se rrethit Puke Basri Selimaj thote se Xhamia e fshatit Micoj eshte ndertuar ne vitin 1927.  Ndryshe nga Kabashi dhe Rrypa e Hadroj, xhamia e Micojt ka pase edhe imam te fshatit te vet. Simbas nje guri varri (te cilin po e botojme ketu) dhe kujtimeve te banoreve te shatit, deri se imam i pare vendas ka qene Imam Hyseni (Hysen Hoxha).Ne kete kohe fshati Micoj ka pasur rreth 113 shtepi. Fshati micoj ka pasur mardhnje martesore me fshatin Kabash,Kryezi etj. Xhamia e Micojit ndodhet ne mes te ketij fshati.Ajo eshte e ndertuar afer peroit te keti fshati. Xhamia sipas gojdhenave nuk ka pasur minare. Dhe ne kete fshat nuk ka munguar “Mejtepi” edhe per vete faktin sepse tradita e fshatit Kabash apo Kryezi u praktikua edhe ne Xhamine e Micojit.
Ne gurin e varrit shenohet viti kalandarik islam 1316. Si u kopjua shkrimi prej mesuesit Mustafe Beqiri (piktor amator) dhe iu paraqit Imam Qazim Nushit me 9 mars 1973  per perkthim, moren kete pergjigje: “Per shurt te Imam Hysenit, 1316” Si  beri perllogaritjen: 1395 (sot me 1973) me zbritjen e vitit 1316 del perafersisht 1890 viti i vdekjes. Me krahasimet ne terren (Micoj) del se Imam Hyseni ka jetuar nga viti 1810-1890.
Guri i varrit u gjet perballe me Varret e Vjetra. Ne popull quheshin edhe vorret e hershme.
Imam Hyseni ishte prej deres se Musajve. Musajt dikur kane qene ne Gruke-Kabash, ne Qafalaj, ne anen lindore “sa ku te hidhje gurin” mbi kishe e Shpalit. Nuk dihet se si i pari i kesaj dere mbeti Musa, sepse kjo dere eshte njhohur shume kohe para Muses kreu i fisit te Kabashit, “krene veziri“. Keto familje me rendesi ekonomike, politike e administrative kane pergatite edhe klerike per te siguruar edhe rolin fetar (ideologjik) ne rrethin, vis, krahin e treve, sic jane Dizdaret ne Puke me Hoxhe PukenDera Kryeziu  Hoxha (Malushi) etj.
Per imam Hysenin tregonin se ka mesuar ne Prizren, ku iu dha edhe titulli imam. Gjithe jeten sherbeu ne fshatin e vet. Me interesimin e tij u ndertua edhe xhamia rreth shek XIX.
Arkitetkti Seit Cufaj, Micoj shpreh admirimin e tij per ate mjeshteri qe eshte treguar ne drejtimin e Qabes (Kibles). Ky i ka pare me instrumenta si ne Micoj, Kryezi e Kabash dhe del se drejtimi nga Qabj  ne te gjitha i sakte. Kjo tregon pergatitjen e lare te ketyre imameve.
Pas imam Hysenit nuk ka pase imam vendas  dhe Xhamia per vite ka mbetur po hoxhe, por i sherbehej prej hoxhes e Kryeziut. Mandej sherbu per dy vjet Seit Hoxha. Mbas tij, sherbeu hoxhe per pese vjet Shaban Hoxha (qe te dy nga Lejfiza). Pas tyre sherbeu per disa vjet Beqir Hoxha (Laci). Ne fund sherbu Arif Islami (Micoj) pergatite Shaban Hoxha e Beqir Hoxha  muezin e Hoxhe ne mungese te tyre.
Sipas banorit te ketij fshati Ram Zeneli ne xhamine e fshatit Micoj kan ushtuar detyren e imamit keto imame: Hoxh Bisha,Shaban Rexha.Sipas Qamil Zyberit del se ne Xhamine e Micojt ka bere imam edhe Beqir Laci po ashtu edhe Zenel Hoxha . Sipas Ram Zenelit i pari qe ka hapur Mejtepin ne Xhami ka qene imam Shaban Rexha. Ne kete “Mejtep” kan marr mesim keto nxenes:
Raz Sadiku, Rrustem Rexhepi, Mustaf Ademi, Bardhe Ademi.
Edhe kjo Xhami eshte certifikuar si prone vakef i Myslimaneve .
Pergatiti:
Gezim Kopani
Viti: 2005

Fotografi e xhamise se fshatit Micoj Puke , bere nga Gezim Kopani 

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.