Friday, June 15, 2012

Nata e dyte e mire "Miraxh"

Allahu xh.sh thote ne Kur'an:

"Pa te meta eshte Latmadheria e Atij qe robin e Vet e kaloi ne nje pjese te nates prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer ne Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes, Palestin), rrethinen e se ciles Ne e kemi bekuar, (ia beme kete udhetim) per t'ia treguar atij disa nga argumentat Tona. Vertet, Ai eshte degjuesi (i fjaleve te Muhammedit), pamesi ( i puneve te Muhammedit)." ( Isra, 01)

Me ke udhetoi Hz. Muhammedi a.s.?

Gjate kohes kur profeti a.s ndodhesh ne qabe, i vjen Xhebraili me nje kafshe e cila quhet "burak". Pasi pershendeten fillon udhetimi drejte Xhamise Aksa ne Palestine. Hz. Muhammed a.s. zbret dhe fal dy rekate namaz ne xhanmine Aksa.

Muhammedi a.s. thote:

"Hyra ne xhamine Aksa dhe fala dy rekata namaz. Me pas hz. Xhebraili me solli dy gota ku tek njera kishte vere e tek tjetra kishte qumesht. Me tha qe te zgjedh. Une zgjodha qumeshtin. Xhebraili me tha: "Te drejten ke zgjedhur."

Profeti Muhammed a.s. thote :

"...Me pas u ngritem per ne qiellin e pare. Kur arritem aty nje ze thote: "Kush jeni ju? Hz. Xhebraili  thote: "Une jam Xhebraili." -Po ai afer kush eshte? Xhebraili thote: "Eshte hz.Muhammed a.s." -Zeri perseri thote: "A eshte i Derguar?" Xhebraili i thote: "Po". Pas kesaj hapet qielli i pare. Ne qiellin e pare u takova me Profetin Adem a.s. dhe pasi u takuam beri nje dua per mua.
Me pas vazhduam rrugen per ne qiellin e dyte. Edhe aty si tek qielli i pare ndigjohet nje ze i cili ben te njejtat pyetje.Dhe ne pergjigjet i dham po njelloj. Me pas hapet qielli i dyte. Aty takova Profetin  Isane dhe Jahja a.s. i cili gjithashtu beri dua per mua. Vazhduam keshtu deri ne qiellin e shtate.
Ne qiellin e trete takova  Profetin Jusuf a.s.
Ne qiellin e katert takova Hz. Idrizin a.s.
Ne qiellin e peste takiva hz. Harun a.s.
Ne qiellin e gjashte takova hz. Musa a.s.
Ne qiellin e shtate takova hz. Ibrahimin a.s.

Me pas vazhduam rrugen gjate se ciles ndalova tek shtepia e cila quhet "Mamur" shtepia e luleve. Me pas Xhebraili a..s me dergoi deri tek Sidretul Munteha." (Buhari, Muslim, Taberani)


Ne nje transmetim tjeter kemi:
Ebu Dherr r.a. e pyet hz.Muhammed a.s. per naten e Israse dhe Miraxhit. Hz.Muhammed a.s. nder te tjera i thote: Isha ne Mekke , ne tavanin e shtepis time u shfaq nje dirte e madhe e cila gati sa nuk mi mori syt. Ishte hz.Xhebrail i cili mi ferkoi syt me ujin e zemzemit, me hapen gjoksin dhe ma pastruan me pastruan zemren ne nje ene te mbushur me iman (besim) Pastaj Xhibrili me solli nje kafshe te bardh qe quhet "Burak"....me pas u nisem drejt Aksase dhe me pas drejte qiellit. Duke ju afruar qiellit hz.Xhebrail thote: O rojtar hapi dyert! Une e pyeta: Kush eshte rojtari? Xhebraili heshti dhe me tha roja i qielli (meleket). Kur u afruam edhe me shume Meleku pyeti: Kush eshte ai? Xhebraili i thote: Jam Xhebraili.  Meleku i qiellit pyet serisht: Ai qe eshte me ju kush eshte ? Xhebraili thote: Eshte Muhammedi a.s. Ne qiellin e pare shikova nje burre, Xhebraili tha: Ky eshte babai yt, Ademi a.s. dhe i dhash selam dhe ai ma kthu selamin. Ne qiellin tijeter pash Jahjane dhe Isain a.s. Me pas Xhebraili me dergoi deri tek qielli i trete.Ne qiellin e trete takova Jusufin a.s. Ne qiellin e katert takova profetin Idriz a.s. Ndersa ne qiellin e peste takova Harunin a.s. ndersa ne qiellin e gjashte takova  Musain a.s.  ndersa ne qiellin e shtate takova Ibrahimin a.s. Me pas u ngjitem ne "Sidretul Munteha" ne te kishte fruta te medha ku gjethet i kishin te medha. Xhebraili me tha: Kjo eshte Sidretul Munteha! Aty shikova kater lumej. Dy lumej ishin brenda dhe dy ishin jashte. Pyeta per keto Xhebrailin dhe me tha: Dy lumejte qe jane brenda jane lumejt e Xhennetit ndersa dy lumejt qe jane jasht eshte lumi Nil dhe Eufrati. Me pas u ngjitem tek Bejtul Mamur (shtepia e luleve) ketu me sollen tre gota per te zgjedhur, nje me vere, nje me qumesht dhe nje me mjalt.U zgjodha qumshtin e ne kete rashte Xhebraili a.s. me tha: Te drejten ke zgjedhur. Kjo eshte "fitrah" ajo ku gjendesh ti dhe populli yt. Me pas mu obliguan 50 namaze (vazhdon bisedimi i hz.Muhammed a.s. me Proftet e tjere derisa  Allahu xh.sh i uli namazet ne 5 kohe).
                                                         (Buhari, Muslim, Tirmidhi etj)

Cfare duhet bere ne naten e mire Miraxh?

Edhe ne kete nate myslimanet duhet te agjerojne pasi eshte nje tradite |Profetike. Duhet te shtojne ibadetin jo vetem me 5 kohet e namazit por duhet te bejne edhe namaze vullnetare. Eshte mire te lexojne Kur'anin dhe te japin sadaka per hire te Allahut te Madheruar.

Cila eshte arsye e perkujtimit te nates se mire Miraxh?

Sic e shikuam edhe ne hadithin (thenjen) e mesiperme te Hz. Muhammed a.s. vume re se nga qielli i pare deri tek qielli i shtate hz. Muhammed a.s. eshte takuar me Profetet e Allahut. Edhe ne kete ka nje urtesi. Pra ka nje mesim. Jo me kot jane takuar ato Profet. E ne qe jetojme ne ditet e sotme duhet te perkujtojme vuatjet e Profeteve te Allahut te Madheruar. Ku permend:

Hz. Muhammed a.s. ka thene:

"Nje pune e cila realizohet me veshtirsi, me zor,me mund, aq sa mund sa ka heq, Allahu xh.sh ia shumefishon me sevape dhjetra here me shume. Me se shumti une kam vuajtur. Per kete feja islame, feja jone e drejte do te vazhdoj deri diten e Kijametit."

Hz. Ademi a.s.; Hz. Adem a.s. ka ardhur ne kete bote i vetem. Ka ardhur ne nje kohe ku mbizoteronte thatesira. Kaluan viten ne kete gjendje. Me pas hz. Adem a.s. i beri dua Allahut te madheruar per uje duke bere duan e madhe qe vazhdon : "Rabbena dhalemne en fusina..." dhe me pas Allahut i Madheruar ia lehtesoi jetesen.

Hz.Nuh a.s. ka therritur ne rrugen e Allahut per 900 vjet. Ne sot nuk i mesojme ne rrugen e Allahut te Madheruar as femijet tane.

Hz. Ibrahim a,s, ka vuajtur aq shume saqe mbreti e hodhi ne zjarr me qellimin qe ta zhduke ne nje menyre te vecante edhe mirzore, por Allahut i Madheruar e urdheroi zjarrin qe te behet i ftohte per Ibrahimin a.s. Ndersa ne sot nuk na hedh njeri ne zjarr, pasi shkojme vete tek zjarri, pra tek punet e pista, tek haramet.

Hz. Musa a.s. ne kohen e tij ai ka vuajtur aq shume saqe kjo vuatje ka vazhduar qe kur ai ishte foshnje pasi Firaoni urdheroi vrasjen e cdo femije mashkull pasi kishte frige se nje djal do dale dhe do i ze fronin atij.

Hz. Ejjub a,s, vuajti me plaget e medha e  te shumta ne trupin e tij saqe e lan si te harruar ne nje vend por Allahu xh.sh e sheroi ate aq bukur saqe nuk e njohen ate.

Hz. Jakub a.s.me humbjen e djalit vuajti aq shume saqe duke qare per te u qorrua.

Hz. Zekerija a.,s. i cili u fut ne peme per tu fshehur ushtareve jobesimtare dhe e zune tek pema. Ato e sharruan ate persegjalli mbrenda pemes.

Ja pra se si ka qene jeta e disa nga Profetet e Allahut te madheruar. Le te lusim Allahun xh.sh qe te na forcoj e besimin, te na ruaj nga haramet, te na pranoj lutjet edhe namazet tona.

Pergatiti: Imam Gezim Kopani

Wednesday, June 6, 2012

Keshilli i Myftinise Puke zhvillon mbledhjen e radhes.

 Myftinia e rrethit Puke me date 06 qeshor 2012 ka zhvilluar mbledhjen e radhes se Keshillit te Myftinise se rrethit Puke me kete rend dite: 1.Organizimi i aktiviteteve ne netet e medha, 2. Organizimi i aktiviteteve ne muajin e shejte te Ramazanit 3. Puna e bere per Xhamine e Fush-Arrezit dhe per Xhamin e fshatit Qerret. Pasi antaret rane dakort me rendin e dites vazhdoi mbledhja e Keshillit te Myftinise.

Gjate diskutimeve Keshilli vendosi zhvillimin e disa takimeve me besimtaret Mysliman ne prag te nates se dyte te mire dhe ate te nates se trete. Po ashtu gjate ketyre neteve te behet edhe njoftimi i myslimaneve me anen e mediave si dhe duke i rene daules ne keto nete. Po ashtu keshilli i Myftinise vendosi zhvillimin e dy simpoziumeve ne muajin e shejte te Ramazanit si dhe te shtrimeve te iftare per agjeruesit ne vartesi edhe te mbeshtetjes se donatoreve.

Keshilli i Myftinise Puke u ndal ne relacionet e pergatitura per Xhamin e Fush-Arrezit dhe te fshatit Qerret.
Keshilli i Myftinise Puke pasi vlersoi punen e bere per ndertimin e Xhamise Fush-Arrez duke theksuar faktin se: "Myftinia e rrethit Puke do vazhdoj negociatat sic eshte rene dakort edhe ne takimin e zhvilluar ne Prefekturen e Qarkut Shkoder, derisa te merret drita jeshile per ndertimin e kesaj Xhamie, por ne te njejten kohe duke percaktuar afetet kohore per kete proces. Keshilli vlersoi hapat qe Myftinia e rrethit Puka ka marr sidomos atyre ligjore duke bere keshtu kete ceshtje tashme legjitime por edhe duke u bere ceshtje pune edhe per institucionet sic eshte Komunitetit Mysliman i  Shqiperise dhe atyre shteterore."

Ne lidhje me Xhamine e fshatit Qerret Keshilli i Myftinise Puke vlersoi projektin e Xhamise si nje projekt te shkelqyr i cili eshte edhe harmoni te plote me fshatin Qerret i cili eshte i vetmi fshat mysliman ne rrethin e Pukes. Nisja e punimeve per Xhamine e Qerretit  pritet te behen gjate muajeve ne vazhdim.

Friday, June 1, 2012

Prefektura e Qarkut Shkoder grup pune per Xhamin e Fush-Arrezit.

Objekti ku do ndertohej xhamia e Fushe Arrezit 

Pas kerkeses se Myftinise Puke dhe Myftinise Shkoder mbi mos lejimin e ndertimit te xhamis ne Fushe Arrez , Perfektja e Qarkut Shkoder Voldana Ademi zhvilloi me date 1 qershor 2012 nje takim per kete çeshtje.
Perfektura e Qarkut Shkoder kishte thirur ne takim Myftiun e Pukes Gezim Kopani , Myftinin Shkoder e cila u perfaqsua nga Arben Halluni dhe Blendi Alushi si dhe N/Perfektin e Pukes Martin Markdodaj , N/Kryetarin e Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj, Kryetarin e Bashkise Fushe Arrez Alfred Qafa , Kryekomisarin e Policise se rrethit Puke Ridvan Bushati. 
Pasi u shtrua çeshtja e mos lejimit te ndertimit te Xhamise ne Fushe Arrez nga ana e Myftiut te Pukes Gezim Kopani , Perfektja e Qarkut Shkoder ngriti nje grup pune me qellim shuarjen e problemeve me qellim te mundesohet ndertimi i xhamise ne Fushe Arrez. 
Ne grupin e punes u caktuan: Martin Markdodaj (N/Perfekt i Pukes), Gezim Kopani (Myfti i rrethit Puke) , Ferit Ringaj (/Kryetar i Keshillit te Qarkut Shkoder) , Alfred Qafa (Kryetar i Bashkise Fushe Arrez) , dhe Andresa Walterman (Famullitar i Kishes Katolike Fushe Arrez) .