Wednesday, January 4, 2012

Konsituohet Keshilli i ri i Myftinise Puke, si dhe Antari i ri i KP.


Eshte zhviluar sot  me date 13 gusht 2011 ne ambjentet e Myftinise se rrethit Puke konsituimi i Keshillit te ri te Myftinise se rrethit Puke. Pervec antareve te ri te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke ishin te pranishme Myftiu i Pukes Gezim Kopani si dhe Kryetari i Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman z.Ylli Gurra.
Mbledhjen e hapi Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani i cili ne fjalen e tij nder te tjera tha: "...Falenderoj te gjithe antaret e Keshillit te Myftinise te cilet nuk ndodhen me pjese aktive e Myftinise se rrethit Puke, pasi gjate vitit 2007 deri ne korrik te vitit 2011 kemi arrit te bejme shume pune dhe projekte. Gjithashtu shpresoj se per kater vitet e ardhshme te arrim te bejme me antaret e ri arritje edhe me te medha te fese islame ne rrethin e Pukes."
Ne fjalen e tij, Kryetari i KP z.Ylli Gurra nder te tjera tha: "...Une personalisht edhe me pare kam pas deshire te vi ne Puke. Myftiu i Pukes me ka treguar mbi aktivitetin e Myftinise se rrethit Puke. Myftinia e rrethit Puke eshte nje nder Myftinite e vecanta te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Sic e keni vene re  edhe ju , vitet e fundit KMSH por edhe Myftinia e rrethit Puke kan zhvilluar aktivitete te ndryshme islame, duke i dhene keshtu islamit dhe myslimaneve vlera ne cdo vend. Edhe ne te ardhmen KMSH dhe Myftinia e rrethit Puke do vazhdoj me projektet e saj per rritjen e islamit dhe thirrjes ne te..."
Me pas Myftiu i rrethit Puke beri konsituimin e Keshillit te ri te Myftinise se rrethit Puke i perbere nga:
1. Xhemal Meci  ( Profesor,Mesues i njohur ne rrethin e Pukes dhe me gjere,Drejtor i Muzeut Historik te rrethit Puke, nje nder personat me aktiv te Myftinise Puke, familje me tradita islame)
2. Arber Hoxha ( Gazetar, ka perfunduar gjithashtu Medresene ne Stanboll,fjen nga nje familje me tradita islame)
3. Halit Rringaj (Ish-Antare i Keshillit te Pergjithshem te KMSH,Vjen nga Xhemati i Xhamise Puke, familje me tradite islame)
4. Besnik Lluka (Aktivist i Myftinise se rrethit Puke, Vjen si perfaqsues per Rrapen dhe Kabashin, familje me tradite islame)
5. Basri Selimaj ( Mesues, aktivist i Myftinise se rrethit Puke per Bashkine e Fush-Arresit, familje me tradite islame)
6. Mustaf Arifi (Specialist pran Drejtorise se Pyjeve Puke, aktivist i Myftinise ne fshatin Kryezi dhe me gjere, familje me tradite islame)
7. Hasan Laci (Vjen nga Xhemati i Xhamse Puke, familje me tradita te vjetra islame)
8. Ylli Hadroi ( Mesues, Sekretar i Keshillit te Bashkise Puke,familje me tradite islame)
9. Afrim Laci ( Ekonomist, Pergjegjes prane zyres se gjendjes civile Puke,familje me tradite Islame)
Me pas u zgjodh komisioni i zgjedhjes se antarit te Keshillit te Pergjithshm i cili perbehej nga:
1. Gezim Kopani 2. Halit Rringaj dhe 3. Basri Selimaj.
Keshilli propozoi per antare te Keshillit te Pergjithshem prane KMSH, Arber Hoxha, Ai mori tete vota pro.
Me pas Keshilli i ri i Myftinise se rrethit Puke, diskutoi mbi aktivitetet ne muajin e madherueshem te Ramazanit si dhe per Xhamine ne Bashkine e Fush-Arresit.

Pergatiti: Afrim Laci dhe Gezim Kopani

(Fotografi gjate konsituimit te Keshillit te ri te Myftinise Puke, 13.08.2011)

(Fotografi e Keshillit te ri te Myftinise se rrethit Puke, 13.08.2011)

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.