Thursday, April 23, 2020

Urime muajin e bekuar te Ramazanit


Urimi i Myftiut te Pukes me rastin e muajit Ramazan 2020



Bismilahir Rahmanir Rahim 
Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!

Te nderuar besimtare mysliman te rrethit te Pukes, Es selamu Alejkum !
Paqja dhe Meshira e Zotit qofte mbi ju !

Me lejen e Allahut xh.sh., neser 24 prill 2020 fillon muaji i bekuar i ramazanit. Muaji qe sjell shprese dhe gezim per mbare njerezimin. Muaji ramazan eshte muaji i meshires, bujarise dhe i faljes. Profeti Muhammed a.s. thotel "Fillimi i muajit ramazan eshte meshire, mesi eshte falje, fundi shpetim nga zjarri i xhehenemit."

Te nderuar besimtare !

Per shkak te pandemis, ky ramazan do jete ndryshe nga vitet e tjera, por duke pasur parasysh fjalen e Allahut xh.sh. qe thote; "Asnje here mos e humbeni shpresen tek Allahu." (Ez Zumer 53) "Vertet ata qe bejne vepra te mira, (largohen nga e keqja), Allahu u premtoi faljen e gjynaheve, si dhe shperblim per ta." (El Maide; 09)
Ne mbyllje, uroj gjithe myslimanet agjerim te begate, te lehte e te pranuar tek Allahu xh.sh!

Myftiu i Pukes
Gezim Kopani