Saturday, March 31, 2012

Myftinia Pukë zhvillohet një simpozium kushtuar Profetit Muhammed a.s.

Myftinia e rrethit Pukë me datë 31 mars 2012 në kuader të aktiviteteve të zhvilluara për muajin e "Mevludit" organizoi simpoziumin me temë: "Këshillat e Profetit Muhammed a.s. dhe depertimi i tyre tek njeriu."

     Aktiviteti u hap me leximin e   një  pjese Kur'anore nga nxënësi i Medresë  "H.Sheh Shamia Shkoder"  Rezart Fusha

   Më pas imami i Xhamisë së  re Pukë Milaim Qarri foli  mbi  rëndësin e  përkujtimit të hz.Muhammed a.s. 

     Në fjalen e tij Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ndër të tjera tha: "....Janë këshillat e Profetit Muhammed a.s. që sollen qetësin shpirtërore për miliona njerëz. Janë këshillat e Profetit Muhammed a.s. që sollen barazinë mes gjinive. Vlerat e Profetit Muhammed a.s. janë të shumta dhe nuk mjafton vetem nje simpozium për ti treguar."

     Më pas simpoziumi vazhdoi me ilahi dhe me një dokumentar kushtuar Profetit Muhammed paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
Në fund të aktivitetit për të pranishmit u shperndan disa libra mbi jeten e Profetit Muhammed a.s.

-Video e aktivitetit






-Fotografi nga aktiviteti


Thursday, March 29, 2012

Islami, shendeti fizik dhe shpirterore


Me date 29 mars 2012 Myftinia e rrethit Puke me mbeshtetjen e shoqates V.H.K Istanbul zhvilloi nje takim me grate pukjane qe vuajne nga semundja e kancerit.

Ky takim u zhvillua pas kerkeses qe koto gra i bene Myftiut te Pukes Gezim Kopani. Takimi u organizua nga  Nazife Ramadani e cila perfaqsonte rreth 15 gra qe vuajne nga kjo semundje. Hapjen e beri Nazife Ramadani e cila nder te tjera tha: "...Falenderoj ne radhe te pare pranin e ketyre grave qe jane te pranishme dhe qe pranuan te jene pjese e ketij takimi pasi kuptohet ato ndodhen nen nje presion mendor. Une, i bera nje kerkese Myftiut te Pukes per zhvillimin e nje takimi me grate qe vuajne nga semundja e kancerit.Ne kemi nevoj edhe per ngrohtesi shpirterore dhe me mire se sa feja nuk ka tjeter qe ta beje..." Me pas fjalen e mori Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili mbajti kumtesen me teme: "Islami, shendeti fizik dhe shpirterore" nder te tjera Myftiu Gezim Kopani tha: "Falenderoj znj.Nazife Ramadani e cila kerkoj zhvillimin e nje takimi te till. Ju jeni ne nje situat te till e cila kerkon mbeshtetjen jo vetem fizike por edhe shpirterore. Per kete hz.Muhammed a.s. ne nje thenje te tij thote: "Me te vertete nje nder miresite qe Allahu xh.sh ia ka dhene njeriut eshte edhe miresia e shendetit.Prandaj kujdesu per shendetin perpara se ai te le." Kjo eshte e rendesishme ne menyre te vecante per rastin tuaj por edhe per njerezit e zakonshem.Pasi nese nuk tregohemi te kujdesshem me shendetin ne kohen e duhur mund te jete vone. Mire po nuk mjafton vetem me kaq. Ne nje thenje tjeter hz.Muhammed a.s. thote: "Ne trupin e njeriut ndodhet nje cop mishi , kur ajo eshte mire i gjithe trupi eshte mire.Shoket e pyeten: Kush eshte ajo? Hz.Muhammed a.s. tha: Ajo eshte zemra." Zemra eshte e shendoshe kur ajo kurohet me besim e lutje drejtuar Krijuesit te Gjithesise.
Allahu xh.sh thote:
"Ve rahmeti ve siat kulle shejin" "Dhe mesia Ime ka perfshire secilin send."
                                                                                  (El-Arfe; 156)
Prandaj meshira e Allahut eshte e madhe saqe asnje nuk ngel jasht asaj meshire. Ne nje hadith hz.Muhammed a.s. thote: "Allahu xh.sh nuk ka krijuar semundje e te mos i kete dhene edhe ilacin e saj me perjashtim helmit.Shoket e pyeten kush eshte helmi? Hz. Muhammed a.s. tha: "Helmi eshte vdekja"
                                                                                          (Muslim)
Prandaj une ju jap keshill qe ti mbeshteteni Allahu xh,sh pasi Ai eshte kuruesi i semundjeve...."
Me pas takimi u mbyll me nje koktej dhe nga nje dhurate per grate e semura nga semundja e kancerit.

Vazhdon puna per mbledhjen e historikut te xhamiave ne Puke.

Vazhdon puna ne Myftinine e rrethit Puke per mbledhjen e fakteve historike te teologeve dhe te xhamiave te rrethit Puke.

 Keshte grupi i punes i perbere nga Myftiu imam Gezim Kopani, historiani Prof.Xhemal Meçi, Halit Ringaj dhe Afrim Laçi vazhdon punen per mbledhjen e fakteve historike per xhamiat e Pukes.

Me date 28 mars 2012 Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani dhe historiani njeherash edhe antar i Keshillit te Myftinise Prof.Xhamal Meçi kan dal vete ne terren per te studiuar nga afer disa xhami te rrethit te Pukes duke filluar me Xhamine e Koder Hanit, Qerret, Rryp etj.

Nderkohe edhe antaret e tjere te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke ne baze te mbledhjes ne muajin janar 2012 jane duke punuar per mbledhjen e historise se imameve dhe te myezinave qe kan sherbyer neper xhamiat e rrethit te Pukes.

Wednesday, March 21, 2012

Ftese: Ju ftojme ne programin festiv kushtuar Hz.Muhammed a.s, 7 prill 2012



Myftinia e rrethit Puke ju fton te merrni pjese me date 7 prill 2012 ne programin madheshtore kushtuar Hz.Muhammed a.s. ne Pallatin e Kongreseve Tirane. 

Hyrja eshte falas. Ju duhet te jeni tek Pallati i Kongreseve Tirane qe nga ora 9:30. Per me shume informacion ju mund te merrni prane Myftinise se rrethit Puke tek Xhamia e re Puke.

Thursday, March 15, 2012

Myftinia e Pukes vizitohet nga drejtues te shoqates Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk

Me date 15.03.2012 Myftiu i Pukes Imam Gezim Kopani ka prit ne nje takime drejtorin e Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk per veriun Shukri Kapllan. 

Gjate takimit u diskutua bashkepunimi mes institucioneve per perhapjen e fese islame ne rrethin e Pukes. Ne kete kontekst z.Shukri Kapllan vlersoi rolin dhe ndihme qe ka dhene Myftinia e rrethit Puke per ecjen perpara te konviktit te hapur per djem ne Puke nga Shoqata Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk ai tha: "...fale mbeshtetjes se Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe fale edhe mbeshtetjes se Myftiut te Pukes Gezim Kopani eshte bere e mundur qe te hapet hizmeti jone ne rrugen e Islamit ne kete rreth. Ne jemi sot ketu per tju prezantuar edhe drejtorin e ri te Konviktit te djemve ne Puke Mehmet Gul po ashtu edhe stafin e tij..." Per viziten e bere ne Myftinine e Pukes Myftiu Gezim Kopani delegacionit i uroj per punen e bere duke thene: "...Konvikti i djemve Puke te shoqates Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk duhet te ec perpara duke bashkerenduar aktivitetin edhe me aktor te tjere.Kemi besim qe qellimi i mire te jete udherefyesi jone ne cdo drejtim gje te cilen ju uroj edhe juve. Sic e kam thene edhe me pare Myftinia e rrethit Puke eshte e hapur per bashkepunim per shoqatat te cilat rrespektojne KMSH dhe hirakine e saj keshtuqe bashkepunimet do jene koherente me faktor te ndryshem. Une, uroj drejtorin e ri te konviktit te djemve Puke z. Mehmet Gul duke i uruar pune te mbare."
Gjate takimit moren pjese edhe disa antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.