Wednesday, January 4, 2012

Xhamia e fshatit "Micoj" 1835

Xhamia e fshatit Micoj ndodhet rreth 40 minuta large Bashkise se Fush-Arresit. Sipas gojdhenave Xhamia eshte e vjeter mbi 200 vjet dhe eshte ndertuar gjate kohes se Perandorise Osmane.
Fshati Micoj ka pasur rreth 113 shtepi. Xhamia e Micojit ndodhet ne mes te fshatit. Sipas gojdhenave xhamia nuk ka pas minare. Si ne shume xhami dhe ne kete xhami pas Mejtep te hapur nga imam Shaban Rexha i cili me von Mejtepin e kthen me autorizim te Ministrise se arsimit ne shkolle shqipe.
Ne kete "Mejtep" kan marr mesim keto nxenes: Raz Sadiku, Rrustem Rexhepi, Mustaf Ademi, Bardhe Ademi.

Sipas banorit te ketij fshati Ram Zeneli ne xhamin e fshatit Micoj kan ushtuar detyren e imamit keto hoxhallare: Hoxh Bisha, Shaban Rexha. Ndersa sipas Qamil Zyberit del se ne Xhamine e Micojt ka bere imam Beqir Laci dhe Zenel Hoxha .  
Xhamia eshte e çertifikuar dhe eshte toke vakuf e Myftinise se rrethit Puke 
______________________
Informacion i mbledhur nga
Gezim Kopani, 2005

Ky material u mor nga faqja : https://gezimkopani.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.