Wednesday, January 4, 2012

Titullare te institucioneve te rrethit Puke vizitojne Universitetin BEDER dhe Medresen e Tiranes


Me organizimin e Myftinise se rrethit Puke dhe ne bashkepunim me Drejtorin e Arsimit prane Komunitetit Mysliman te Shqiperise eshte zhvilluar vizita e krereve te institucioneve te rrethit Puke ne Universitetin "BEDER" dhe ne Medresene e Tiranes.



(Gjate vizites, 27.09.2011)
Ne kete delegacion merrnin pjese: Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani, N/Prefekti i rrethit Puke z. Ferit Ringaj, Kryetari i Bashkise Puke z. Beqir Arifi, Drejtori i Zyres Arsimore te rrethit Puke z. Vladimir Kola, Drejtori i Rrezevave te Shtetit per Qarkun e Shkoders dhe te Kukesit z. Shefqet Beqiri, Sekretari i Keshillit Bashkiak Puke z. Ylli Hadroi. Fillimisht ky delegacion u prit nga Drejtori i Drejtorise se Arsimit prane KMSH z. Altin Shima. Me pas delegacioni u prit nga drejtori i Medresese se Tiranes dhe n/drejtoresha e kesaj shkolle. Pas vizites se ngrohte delegacioni vizitoi edhe ambjentet e Medresese.
Me pas delegacioni i kryesuar nga Myftiu i Pukes u prit nga rektori i Universitetit Beder z.Ferdinand Gjana . Gjana ne fjalen e tij nder te tjera tha: "...eshte nje kenaqesi e vecante qe te pres kete delegacion te nderuar qe vjen nga rrethit i Pukes. Universiteti Beder eshte i hapur per cdo bashkepunim me institucione e rrethit Puke qofte me Zyren Arsimore  qofte edhe me Bashkine e Pukes...." Me pas pershendeti kete mikpritje Kryetari i Bashkise Puke z. Beqir Arifi i cili nder te tjera tha: "...Per mua eshte nje kenaqesi e vecante qe me jepet rasti te vizitoj kete tempull te dijes. Falenderoj Myftinine e rrethit Puke qe na dha mundesi te jemi edhe ne pjese e bashkepunimit me universitetin Beder." Vizita u mbyll me pershendetjen e Myftiu te rrethit Puke i cili falenderoj N/Prefektin e Pukes, Kryetarin e Bashkise Puke, Drejtorin e Zyres Arsimore Puke, etj si dhe Drejtorin e Arsimit prane KMSH si dhe rektorin e Universitetit Beder. Ai tha se keto vizita jane nje ure e mire lidhese mes institucioneve tona si dhe nje mundesi e shkembimit te ideve. Shpresojme qe aktivitete te tilla Myftinia e rrethit Puke si dhe KMSH te bejme edhe ne vazhdim.

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.