Tuesday, December 22, 2015

Monday, November 9, 2015

Monday, November 2, 2015

Gjendja aktuale e Xhamis së fshatit Kabash,Pukë

(Fotografi e bere me date; 02.11.2015)







Kubeja dhe njera nga minaret e Xhamise Qerret, Puke

Fotografi e re nga xhamia e fshatit Qerret Puke.
(31.10.2015)

Historiku i xhamisë së fshatit Iballë,Pukë

Nga: Myftiu i rrethit PukeGëzim Kopani

Sipas të dhënave xhamia e fshatit Iballë [1] është një ndër xhamiat më të vjetra të Myftinisë së
rrethit Pukë. Rreth viteve 1800 numerohet të ken qënë rreth 30 shtepi myslimane  të ndarë në dy
fise; a).Thaç dhe b). Zotni.  Edhe sot xhamia ndodhet tek e njeta lagje e cila quhet “Lagjia e Zotnive” . Ajo është e vendosur në mes të shtepiave.
Xhamia e fshatit Iballe ka qenë një kateshe. Brenda saj ka pas mimber, hajatin dhe vendin e grave. Xhamia ka qen e ndërtuar me gur (sipash te dhënave gojore të ardhur nga Kosova) dhe e mbuluar me tiegull. [2]
Fillimet e xhamisë  datojnë me ardhjen e Perandorise Osmane në rrethin e Pukës. Mjaft ndikim kan luajtur tregetarët mysliman që përshkruanin rrugen Gjakove-Has-Pukë-Shkodër.[3] Më vonë xhamia Iballe është mirëmbajtur nga vetë myslimanët e kësaj zone. Në këtë xhami ka funksionuar edhe Mejtepi i Xhamisë Iballe. Ai u ndërtuar rreth vitit 1900 ku si fillim u ndërtua një “odë” e veçante e cila shërbente si Mejtep për të mësuar fëmijet mysliman. Mejtepi ka vazhduar deri në vitin 1920. Gjatë viteve 1916 në Mejtepin e Xhamis Iballe kishte të regjistruar  rreth 12 djem dhe 2 vajza të moshes 8-14 vjeç. Në këtë Mejtep u mësonte kendim në gjuhen shqipe si edhe mësime për namazet, mësime të “ashreve” Kur’anore. Nga të dhënat mësues në këtë “Mejtep” ka qënë Imami i xhamise Hoxha i Madh Isuf Hoxha dhe Sadik Hoxha. Në këtë Mejtep përveç mësime fetare ka sherbyer edhe si vend takimi për Pleqt e “Urtë” të cilët her herë bashkoheshin dhe këndonin këngë me çifteli dhe kënge “perpjete”. Kjo ndodhte disa here në vit, sidomos në muajin e “Mevludit”, Ramazanit ku imami i xhamise Iballe bashkonte burrat e fshatit dhe gjatë këndimit të “Mevludit” përveç ilahive, salavateve, këndonin këngë patriotike . Ndërsa për festat e Bajrameve si në vendet e tjera edhe në këtë fshat ishte zakon vizita nëpër shtepia. Vizitë bënin edhe fëmijet. Imamët e parë të xhamis Iballe mësohet të kën qenë “Imamët lëvizës” të cilët në disa raste ishin Turq dhe Kosovar si përshëembull nga qyteti i Gjakovës dhe Prizrenit. Ndërsa imamë venali ishin: Isuf HoxhaSadik HoxhaHoxhe Bisha, si dhe Sherif Arifi.

Me lirimin e fesë edhe kjo zon filloi të angazhohet në çeshtjet islame duke zgjedhur Anëtarët e Këshillit të xhamis Iballe si dhe Anëtarin e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë  për zonën Iballe. Në vitin 2004 duke dhënë shembullin e tij përsonal Ismet Kapeta [4] restauroi xhamin e fshatit Iballe duke ndërtuar edhe minaren e Xhamisë. Pas rikonstruksionit namazin e parë të Fiter Bajramit e ka kryer imam H.Ibrahim Hoxha.[5]
Datë më; 02.11.2015
          Pergatiti: 
Myftiu i rrethit Pukë
      Gëzim Kopani

Shënim: Ky historik është i arkivuar pran Myftinisë së rrethit Pukë
___________
[1]Iballe; Fshati Iballe është një ndër fshatrat më të largëta të rrethit të Pukës dhe ndodhet mbi 752 m mbi nivelin e detit. Qendra e fshatit shtrihet në një fushe mjaft të bukur. Përmes fshatit kalon një perrua që mban ujë dimër e verë. Myslimanët janë të ndarë në dy fise a)Thaç dhe b) Zotni (të cilët janë  fisi i Kabashit). Fisi i Thaçit është i përbërë nga dy besime mysliman dhe katolik, ndërsa fisi i Zotnive është mysliman.Shenimet e Imam Gëzim Kopani, viti 2006.
[2]Thuhet se gurët e xhamis Iballe kan qenë gur të gdhendur mir dhe me forma të ndryshme adje edhe sot me fanatizem banoret ruajnë një tëe till.
[3Gëzim Kopani; Kjo rrugë ndryshe quhet rruga e Gjakoves ose Rruga e madhe. Ajo kalonte në disa vende në rrethin e Pukës që pershkruante fshatrat si: KabashRrape, Kryezi ( në fshatin Kryezi kalonte edhe Rruga e Madhe qe lidhte edhe fshatin Iballe. Sipas të dhënave gojore të Iballes dhe të Kryeziut del se: “Myslimanët e Iballës dhe jo vetem kan ngren e pi në shtëpiat e Agve të Kryeziut.” Ka pas raste që edhe kan flet e pushu veçanarisht në kohen e dimrit.) , FletDardhë etj.
[4]Ismet Kapeta; Është nip me shtepin e Hoxhallarëve Zezaj PukëIbrahim dhe Elez Hoxha.
[5]H.Ibrahim Hoxha; Asakohe Myfti i rrethit Pukë.