Thursday, October 25, 2012

Me rastin e Kurban Bajramit zyrtaret Pukjan vizitojne Myftinine Puke

Sot me date 25 tetor 2012 me rastin e festes se Kurban Bajramit funksionare zyrtare te rrethit te Pukes kan vizituar Myftinine e rrethit Puke per te uruar besimtaret mysliman.

Te paret qe vizituan Myftinine ishin Famullitari i Kishes Katolike Puke, Famullitar i Kishes Katolike Fush-Arres te cilet uruar Myftiun e Pukes me rastin e festes se Kurban Bajramit. Ne fjalen e tij Famullitari D.Giovani tha: "...Festa e Kurban Bajramit eshte nje pike e cila na bashkon edhe ne me besimin mysliman pasi edhe Abrahami (Ibrahimi) ka bere kurban ne sheje respekti per jeten.Keshtu edhe ne duhet te punojme qe te duam me shume jeten." Ne fjalen e tij Famullitari i Kishes Katolike Fush-arrezit A.Walterman tha: "...Uroj besimtaret mysliman gezuar festen e Kurban Bajramit. Besimet fetare duhet te bashkepunojne me njeri-tjetrin per vete faktin pasi Shqiperia ka probleme me korrupsionin, menyren e perceptimit etj.Kjo e len prapa vendin prandaj duhet te edukojme qe njerzit te jene te drejte me veten dhe te tjeret."
Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani nder te tjra tha: "Besimi ne Zotin e vetem edhe te pa shoq mundeson qe njerzit te jene te lumtur dhe te gezuar mes njeri-tjetrit por edhe me bashkesi te tjera. Myftinia e rrethit Puke cdo here ka qene bashkepunuese me institucionet e fese Katolike ketu ne rrethin e Pukes. Me kete rast pershendes Famullitarin e Kishes Katolike Fush-Arrez qe ndodhet sot ne Myftinine e rrethit Puke per te na uruar festen tone pasi kjo eshte hera e pare qe nje Famullitar nga kjo Famulli na vjen per vizite ne Myftinine e rrethit Puke."

Me pas Myftinia e rrethit Puke u vizitua nga drejtues te Partise Socialiste te rrethit Puke te cilet uruan Myftiun e rrethit Puke dhe nepermjet tij te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke.
Nje vizite tjeter e zhvilluar ne Myftinine e rrethit Puke ishin grupi i Partise Demokratike te rrethit Puke me ne krye me deputetin Ndue Paluca. Ne fjalen e tij deputeti i rrethit Puke tha: "Shfrytezoj kete rast per te uruar te gjithe besimtaret mysliman gezuar festen e Kurban Bajramit. Kjo feste tashme festohet me bukur se ne festat e meparshme pasi Shqiperia eshte drejte rruges se saj te antarsimit si vend kandidat ne BE.Po ashtu kjo feste kremtohet edhe me bukur pasi shqiptaret do festojne vitin jubilar te 100 vjetorit te shpalljes se Shqiperise shtet i pavarur dhe sovran."Urime te njejta u bene nga kryetar: Bashkie dhe Komunave,N/Prefekti,Drejtor nga institucionet arsimore,Zyra Postare,QKF Puke,Sendikatat,Lidhja e shkrimtareve etj.

Puke me 25 tetor 2012

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.