Pasi u be apeli i pjesemarresve mbledhja u deklarua e hapur. Anataret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke fillimisht miratoi rendin e dites i perbere nga: Analiza e punes nga muaji: janar 2012 deri ne muajin shtator 2012,Analiza e punes se bere per ndertimin e Xhamise ne lagjen Dedaj fshati Fush-Arrez ne bashkin e Fush-Arrezit dhe puna e berre per ndertimin e Xhamise se fshatit Qerret dhe ceshtje te ndryshme.
Pasi u lexuan raportet e pergatitura, Keshilli i Myftinise se rrethit Puke diskutoj dhe vlersoj mbi punen e bere ne muajin shkurt 2012 ku dhjetra familje u izoluan si pasoj e reshjeve te debores. Vlersim i vecante shkoj per ndihmen e dhene nga : Komunitetit Mysliman i Shqiperise, Myftinia Shkoder, Ambasada Turke (Zyra per Ceshtje Fetare),Shoqates Istanbul, kolegji Turk shkolla "Hasan Riza Pasha" si dhe grupit te punes i ngritur nga Myftinia e rrethit Puke per kete ceshtje.
Antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke vlersuan punen e bere nga grupi i punes mbi grumbullimin e informacioneve te ndryshme ne lidhje me kontributin e Hoxhallareve Pukjan ne formimin e shtetit te Shqiperise, pune e cila do te kurorizohet me nje seminar gjate muajit nentor 2012 ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise se shtetit te Shqiperise.
Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vlersoi veprimtarite e zhvilluara pergjate muajit te shejte te Ramazanit duke gjalleruar keshtu jeten islame ne rrethin e Pukes.
Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vlersoi punen e madhe qe po behet ne ndertimin e Xhamise se fshatit Qerret ku njeherazi Keshilli i Myftinise se rrethit Puke falenderoi donatoret e kesaj Xhamie Sahit Fishten dhe Liljan Idrizin.
Me pas Keshilli i Myftinise se rrethit Puke miratoi ndryshimet e bera ne personelin e Myftinise se rrethit Puke.
Mbledhja u byll me ngritjen e nje grupi pune mbi organizimin e veprimtarive me rastin e festes se Kurban Bajramit qe do zhvillohen me date 25 tetor 2012.
No comments:
Post a Comment
Xhamit e Pukes
Note: Only a member of this blog may post a comment.