Thursday, October 25, 2012

Vizitat ne Myftinin e Pukes me rastin e festes se Kurban Bajramit (2012)



Sot me date 25 tetor 2012 ne rastin e festes se Kurban Bajramit vizituan Myftinin e Pukes drejtues te institucioneve te rrethit Puke per te shpreh urimet e tyre. Keshtu shprehun urime Famullitari i Kishes Katolike , Famullitari i Kishes Katolike Fushe Arrez. Ne fjalen e tij Famullitari i Pukes Fiocchi nder te tjera tha: "Festa e kurban Bajramit eshte nje pike e cila na bashkon edhe ne me besimin mysliman pasi edhe Abrahami (Ibrahimi) ka bere kurban ne respekt per jeten. Keshtu edhe duhet te punojme qe te duam me shume jeten." Ndersa famullitari i Kishes Fush Arrez Andrea Walterman tha: "Uroj besimtaret mysliman gezuar festen e Kurban bajramit. Besimet fetare duhet te bashkepunojne me njeri tjerin per vete faktin pasi Shqiperia ka probleme me korrupsionin, menyren e perceptimit etj. Kjo e la prapa vendin prandaj duhet te edukojme njerezit qe te jete te drejte me veten dhe me te tjeret." 
Ndersa Myftiu Gezim Kopani nder te tjera gjate vizites se famullitareve tha: "Besimi ne Zotin e vetem edhe te pa shoq mundeson qe njerezit te jene te lumtur dhe te gezuar si dhe respektues ndaj njeri tjeterin. Myftinia Puke cdo here ka qene dhe do jete bashkepunuese me institucionet e tjera fetare, konkretisht me Kishen Katolike. Nese te gjithe punojme ne mir edukimin e rinis dhe orjentimin e sakt te shoqeris atehere vendi do pesoj ndryshime pozitive." 


Per te shprehur urime me rastin e Kurban Bajramit vizituan Myftinin e Pukes deputeti Paluca, Nen Prefekti, kryetar Komunash, drejtor te arsimit, sindikata, lidhja e artistave dhe shkrimtareve si dhe drejtues te subjekteve polikte

Puke me 25 tetor 2012

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.