Friday, July 13, 2012

Myftiu i Shkodres Muhamed Sytari zhvillon vizite pune ne Puke.




Me date 13 korrik 2012 Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar nje vizite pune ne Myftinine e rrethit te Pukes. 

Fillimisht Myftiu i Shkodres Muhamed Sytari beri vizite disa Xhamiave ne kete rreth dhe me pas ndaloj edhe ne Myftinine e rrethit te Pukes ku u prit nga Myftiu i Pukes Imam Gezim Kopani.
Ne fjalen e tij Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari nder te tjera tha: "...Ne kuader edhe te muajit te Ramazanit menduam te zhvillojme kete takim ketu ne rrethin e Pukes per te intesifikuar bashkepunimin me dy Myftinive me qellimin e shtimit te sherbimit fetare per besimtaret mysliman te rrethit te Pukes. Pervec bashkepunimit qe do bejme per muajin e shejte te Ramazanit, Myftinia e Shkodres do zhvilloj edhe bashkepunime te tjera qofte ne fushen e besimit qofte edhe ne fushen e arsimit islam. Me kete rast Myftiu i Shkodres nga Puka uroj te gjithe besimtaret mysliman te Pukes nje agjerim te lehte edhe te pranuar."
Pasi uroj mireseardhjen e Imam Muhamed Sytari, Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: "Eshte me te vertet bukur kur programet dhe idete zhvillohen me bashkepunim me Myftinine e Shkodres pasi kjo shton atmosferen e Ramazanit ketu ne Puke. Vizita e juaj eshte domethenese jo vetem per faktin se myslimanet po presin muajin e shejte te Ramazanit por edhe per faktin se Myftinia e Shkodres do zhvilloj edhe bashkepunime te tjera me Myftinine e rrethit te Pukes. Per kete gje ne emer te myslimaneve te Pukes ju falenderoj dhe ju uroj nje agjerim te bekuar nga Allahu xh,sh ."

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.