Friday, July 6, 2012

Fillon puna per rindertimin e Xhamise se fshatit Qerret.

Gjate paradites se sotme date 06 korrik 2012 u vendosen piketat  per rindertimin e Xhamise se fshatit Qerret.

Me prezence te Myftiut te rrethit Puke imam Gezim Kopani, Kryetarit te Komunes Qerret z.Rrok Dodaj, N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder z.Ferit Ringaj si dhe donatorit te kesaj Xhami z. Sahit Fishta dhe Liljan Idrizi u vendosen piketat e rindertimit te Xhamise se fshatit Qerret.

Ne fjalen e tij Myftiu Gezim Kopani tha: "...Myslimanet e fshatit Qerret ne prag te muajit Ramazan po perjetojne nisjen e Xhamise te cilen kaq shume e kan pritur. Lus Allahun e Madheruar per mbarsi e sukse ne punimet e kesaj Xhamie e cila do jete mbreteresh e Xhamiave te rrethit Puke. Me kete rast nuk mund te le pa falenderuar donatorin e kesaj Xhamie te nderuarin Sahit Fishta i cili do i dhurojne fshatit Qarret kete Xhami, po ashtu falenderoj z.Liljan Idrizi i cili jo vetem ka ndihmuar ne dokumentacionet e nevojshme per kete Xhami por edhe do kontriboj ne ndertimin e saj. Nje falenderim i vencante i shkon edhe Kryetarit te Komunes Qerret z.Rrok Dojda i cili vazhdimish ka qene nje bashkepunues per ndertimin e kesaj Xhamie."

Ne fjalen e tij kryetari i Komunes Qerret z.Rrok Dodaj tha: "Fshati Qerret prej kohesh ka pritur kete dite. Si kryetar Komune fjalet dhe urimet me te mira per myslimanet e Qerretit, per Myftiun e Pukes Gezim Kopani i cili me interesimin e tij u be e mundur gjetja e donatorit. Po ashtu nje falenderim kam per donatorin e Xhamise Qerret z.Sahit Fishta po ashtu edhe per z.Liljan Idrizi te cilet do i bejne nje dhurate kaq te bukur fshatit Qerret. Tashme z.Sahit dhe z.Liljan jane miq te fshatit Qerret."

Ne fjalen e tij N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder z.Ferit Ringaj nder te tjera tha: "Ndjehem mire kur shikon se besimtaret do i gezohen kultit te tyre. Kjo do jete  nje dhurate e vecate per myslimane e Qerretit e cila vjen fale punes qe ben Myftiu Gezim Kopani duke ju sjell nje gezim te munguar ketij fshati. Kjo dhurate behet edhe me e vecante pasi perkon edhe me 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise si dhe ne prag te muajit te shejte te Ramazanit."

Me pas Myfiu i Pukes Gezim Kopani, z.Liljan Idrizi dhe Kryetari i Komunes Qerret z.Rrok Dodaj  vendosen edhe piketat e truallit te Xhamise se fshatit Qerret.
Xhamia do jete me dy minare. Do kete nje kapacitet mbi 100 persona. Do jete multi kompleks ku do kete edhe dhome per mesime islame, lulishte etj.

Fotografi nga nisja e punimeve













Projekti i Xhamise se fshatit Qerret-Puke.



No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.