Friday, February 24, 2012

KMSH, Ndihmon 50 familje Pukjane me pako ushqimore.

Komuniteti Mysliman i Shqiperise pervec ndihmave te tjera te derguara nga institucionet ne vartesi, gjate dates 22 shkurt 2012 ka derguar ne Myftinin e rrethit te Pukes 50 pako me ushqime. 

Myftinia e rrethit  Puke menjehere  ka ngritur grupin e punes per   shperndarjen e   ketyre pakove me ushqime.   Pjesa    me e    madhe e pakove u   shperndan gjate dt.23.02.2012 ne  Puke dhe pjese tjeter me dt.24.02.2012.

Gjithashtu Myftinia e rrethit Puke ka derguar pako me ushqime ne fshatin Xathe si dhe ne fshatin Qerret. Ka familje qe ju eshte dhene edhe dy pako per arsye te kushteve te veshtira familjeve.

Myftinia e rrethit Puke fale mbeshtetjes se KMSH, Myftinise Shkoder si dhe te disa donatoreve te tjere ka bere te mundur te shperndaj ne 250 familje pako me ushqime ku pjesen kryesore e ze qyteti i Pukes dhe ai i Fush-Arrezit.
__________________________________________________________________________________







No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.