Tuesday, May 13, 2025

Këshilli i Myftinisë Pukë vlerësoi punën 20-vjeçare të Myftiut Gëzim Kopani


Nëpërmjet një aktiviteti social-kulturor të zhvilluar në Pallatin e Kulturës së qytetit të Pukës, Këshilli i Myftinisë Pukë vlerësoi punën 20-vjeçare të Myftiut Gëzim Kopani në shërbim të komunitetit pukjan.

Përveç besimtarëve dhe qytetarëve të shumtë të qytetit dhe zonave përreth, në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu: Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, Kryetarët e Bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz, Famullitari i Kishës Katolike Pukë, z. Zef Marku, përfaqësues të partive politike, përfaqësues shoqatash dhe fondacionesh, si dhe shumë personalitete të tjera të fushave të ndryshme.
Aktiviteti u çel me leximin e disa ajeteve Kuranore dhe himnin kombëtar, për të vijuar më tej me një dokumentar të shkurtër, i cili hodhi dritë mbi punën 20-vjeçare të myftiut Kopani në shërbim të Islamit dhe komunitetit pukjan.
Në përshëndetjen e tij të rastit, Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli, vlerësoi punën e bërë nga Myftiu Gezim Kopani në dy dekada shërbim, dhe uroi që aktivitetet në vijim të sjellin akoma edhe më shumë fryte për besimtarët dhe komunitetin e zonës.
Përshëndetje të rastit mbajtën gjithashtu edhe të ftuarit e tjerë, të cilët shprehën respektin dhe mirënjohjen e tyre të thellë për figurën e Myftiut Kopani dhe rolin që ai ka luajtur në forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të vlerave fetare, edukative dhe shoqërore në Pukë e më gjerë.
Në fund të aktivitetit, Nënkryetari Luli, i dorëzoi në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, një certifikatë vlerësimi.

Shenim: Ky tekst eshte publikuar nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise


















Bashkia Puke i jep titullin e Mirenjohjes Myftiut te Pukes Gezim Kopani

Kryetari i Bashkise Puke duke i dorezuar titullin Myftiut Gezim Kopani 


Republika e Shqiperise – Bashkia Puke
Vendim nr, 09, date 30.04.2025 per dhenie titulli Mirenjohje e Bashkise Puke me motivacion:

“Per rolin dhe kontributin e tij 20-vjeçar si drejtues i Myftinise se Pukes, ne percjelljen dhe promovimin e vlerave te besimit , tolerances dhe te harmonise nderfetare.” 

Kryetari i Bashkise Puke
Rrok Dodaj
(Firm Vule)

Komuniteti Mysliman i Shqiperise vlerson me çertifikate Myftiun e Pukes Gezim Kopani

N/Kryetari i KMSH Lauren Luli duke dorezuar çertifikaten Myftiut Gezim Kopani


Komuniteti Muslimani i Shiqperise i jep Çertifikate Vlersimi Myftiut te Pukes Gezim Kopani me rastin e 20 vjetorit te emrimit te tij si Myfti i Pukes 

me motivacion:
Per kontributin e çmuar ne forcimin e jetes fetare, edukimin e brezave dhe ruajtjen e bashkejeteses nderfetare, si dhe per perkushtimin e vazhdueshem ne sherbim te komunitetit dhe promovimin e vlerave te paqes, harmonise dhe mirekuptimit.” Me mirenjohje dhe respekt

H. Bujar Spahiu
Kryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise
(Firm & Vule)

Dokumentar - 20 vjetori i Myftiut Gëzim Kopani në shërbim të islamit dhe komunitetit pukjanë



20 vite aktivitet arsimor dhe social i Myftiut te Pukes Gezim Kopani

Afrim Laçi


Ne 20 vite Myftiu i Pukes Gezim Kopani i mbeshtetur nga disa bashkepunetore te tij dhe jo vetem arriti me sukses hapjen e disa kurseve islame si dhe kurse te ndryshme per arsimimin e femijeve dhe rinis pukjane pa dallim

Ne vitin 2005 u fokusua ne forcimin e arsimit islam duke hapur Mejtepe dhe shtimin e nxenesve femijeve ne kurset si: Mesim besimi islam, informatik, anglisht, arabisht, rrobaqepsi etj. Numri i nxenesve ne mejtepin e Pukes shkoi deri ne 170 femije, per te vijuar ne vitin 2007 me hapi Mejtepin verore ne qytetin e Fushe Arrezit ku u regjistruan 9 femije per arritur ne vitin 2008 me blerjen e nje shtepia me qellim zhvillimin e kurseve islame dhe ndertimin e nje xhamie multi fuksionale e cila nuk u be per shkak te disa pengesave, por mesimi i femijeve ne Fushe Arrez vijoi per shume vije ne ambjetet e leshuara nga familja e besimtare Xhevat Selimaj. Numri i nxenesve ne Mejtepin e Fushe Arrezit arriti deri ne 40 femije.
Per here te pare Myftiu hapi Mejtep ne Rrape ku numri i femijeve shkoi deri ne 25
Myftiu rihapi mejtepin ne xhamin e fshatit Qerret dhe ne xhamin e fshatit Iballe .
Ne kete mejtpe moren mesim mbi 150 femije.

Gjate ketyre viteteve per nxenesit e mejtepeve u zhvilluan shume eskursione brenda jasht vendit, si dhe konkurse te ndryshme. Po ashtu dhe kampig verore per femijet e qytetit Puke. Vlen te theksohen konkurset mes nxenesve te mejtepeve ne vitet 2017 – 2019 ku moren pjese mbi 200 nxenes dhe u shperndan çmime te ndryshem.

Nga nxenesit e ketyre kurseve ndoqen mesimet ne Medresen e Shkodres mbi 20 djem e vajza si dhe me Medresen e Tiranes. 
Pothuajse te gjithe nxenesit e Mejtepeve ndoqen arsimin e larte madje disa prej tyre edhe ne Turqi , Gjermani dhe ArabiNga nxenesit e Mejtepeve perveç profesioneve si: Mjeksi, mesuesi, IT (Aj ti) ,  dolen edhe shume imam dhe muezin te cilet nder vite u punsuan pran Myftinise Puke.

Nepermjet donatoreve te ndryshem , ne 20 vite Myftiu Gezim Kopani arriti te mbeshtes me burse 3 vjeçare 27 student . Ne keto vite Myftiu Gezim Kopani shperndau 950 dhurata te ndryshme per femijet , 160 pako me mjete shkollore , 180 çanta shkolle190 kepuca dhe atlete, 120 xhupa dhe gjiboksa per femije etj.

Perveç arsimit vemendje te veçant Myftiu i kushtoi ndihmes ndaj shtresave ne nevoj.
Qe ne vitin 2005 Myftiu Gezim Kopani fal mbeshtetjes se Perfaqsuesit te fondacionit Hydai Rafet Bilaç dhe te bashkepunimit me fondacionin turk Deniz Feneri u erdh ne ndihme me pako ushqimore 350 familje dhe po aq veshmbathje te ndryshme.

Ne keto 20 vite mbeshtetja sociale konsiston ne: Pako ushqimore, miell, mish kurbani ,
veshmbathje te  ndryshme, batanije dhe jorgan, sobe dhe dru zjarri, tavë buke, lavatriqe dhe divana , pension per jetim  etj

Ndihma ndaj familjeve nuk u ndal edhe gjate kohes se pandemis . Vetem gjate vitit 2020 Myftiu Gezim Kopani shpernda mbi 1000 (njemije) pako ushqimore duke i derguar ne shtepit e familjeve qofshin keto ne qytet por edhe ne fshat.

Keto 20 vite Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne saj edhe te mbeshtetjes sidomos te shoqates Istanbul , Fondacionit Miresia etj ka bere te mundur te shperndaj:

13.255 pako ushqimore , pra 660 pako ne vit
Ka shperndar 17 kujtal mish kurbani , 210 familje ne vit
Ka shtruar mbi 100 iftare , per rreth 10 mije persona
240 pension per jetim
480 soba zjarri
360 m3 dru zjarri
980 batanije
590 jorgan
Ka ndihmuar ne rikonstruksion e dy shtepive dhe eshte dhuruar nje shtepi banimi

Si dhe shume ndihma te tjera duke zbutur keshtu varferin per dhjetra familje pa dallim ne rrethin e Pukes .

 

Faleminderit per degjesen tuaj !


Aktivist dhe ish Sekretar i Keshillit te Myftinise Puke

-        Afrim Laçi   -

03 maj 2025

Aktivitet zyrtare te Myftiut Gezim Kopani ne dy dekata 2005 - 2025

Ylli Hadroj


Keto 20 vite fal angazhimit te Myftiut Gezim Kopani dhe te bashkepunetoreve te tij , Myftinia Puke ka zhvilluar mjaft aktivitete, te cilat i kane dhene seriozitet dhe vemendje te shtuar besimit islam ne rrethin e Pukes.

Ardhja ne krye te Myftinise Puke te Myftiut Gezim Kopani beri qe ky institucion te marr siriozitetin e duhur duke u radhitur nje nga institucionet me aktive ne rrethin e Pukes por edhe te Komunitetit Mysliman te Shqiperise.


Ne vitet e para Myftiu Gezim Kopani u fokusua ne;

-Terheqjen e donatoreve ,
-Çertifikimin e pronave dhe
-Zhvillimin e aktiviteteve fetaro kulturore dhe siociale ne gjithe rrethin e Pukes.

Ai sebashku me keshillin e Myftinise krijoi protokollet e vizitave zyrtare brenda dhe jasht vendit, pritjen e personaliteteve dhe donatoreve te ndryshem duke treguar keshtu seriozitetin e institucionit .

Ne keto dy dekata jane derguar dhe marr dhjetra dokumenta zyrtare,
jane bere plane pune dhe analiza pune duke krijuar nje arkiv domethenes ne Myftini.

Perveç Komunitetit Mysliman te Shqiperise , Myftiu Gezim Kopani me njohjet e tija personale me disa drejtues fondacionesh dhe jo vetem , arriti te krijoje bashkepunime te sukseshme me:

-Ambasaden e Kuvajtit ne Shqiperi,
-Ambasaden Turke ne Shqiperi,
-Shoqaten Hydai ne Turqi,
-Fondacionin Miresia,
-Shoqaten Istanbul
-Fondacionin Mirenjohja,
-Islamik Relief Albania,
-Shoqaten Bereqeti te Beshkesise Islame te Kosoves,
-Fondacionin Jardim Eli Turqi,
-Shoqaten Humanitare Jeta dhe bashkepunime te tjera si:

Keshilli i Bashkesise Islame Prizren dhe Gjakove ,
Me presidentin e Ujit Lajthiza Water  Hajri Elezi
Me presidentin e grupit financiare Eurosig Insig dhe UBA Bank Kadri Morina, te shqiptarit nga Tetova Xhemal BexhetiAmir Huseni, Te CEO-s Heci Kabash  Hamza Ebu Rejan, me biznesmein Sait Fishta dhe shume te tjere.
Po ashtu u krijuan bashkepunime arsimore dhe aktivitete kluturore me: Shkollen e mesme Medreseja Haxhi Sheh Shamia Shkoder , Medresen e Tiranes etj.
Shkurtimisht ne keto vite Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me antar te Keshillit te Myftinise Puke ka pritur dhe vizituar keto insititucione dhe personalitete:

-Ka vizituar dhe pritur kreun aktual te Komunitetit Mysliman te Shqiperise H. Bujar Spahiu
-
Ka pritur dhe vizituar ish kryetarin e Komunitetit Mysliman Skender Bruça , Selim Muça
-Ka disa nen kryetar te KMSh dhe ato aktual si Taulant Bica dhe Lauren Luli
-Te ish kancelarit te Komunitetit Mysliman Ali Zaimi dhe Ylli Cikalleshi
-Te shume drejtoreve te Komunitetit Mysliman te Shqiperise si: Edison Hoti i finances, Erlis Mosha i pronave, Ejup Lila i mediave , Dorian Demetja i arsimit etj.
-Ka vizituar dhe pritur Krye Myftiun e Republikes se Kosoves H.Naim Ternava
-Ka pritur hoxhen e nderuar nga Turqia Osman Nuri Topbash
-Ka vizituar dhe pritur Kryetarin e Shoqates Istanbul Ridvan Seferaj
-Drejtorin e Fondacionit Miresia Korab Kaja
-Ka vizituar dhe pritur Ambasadorin e Kuvajtit ne Shqiperi  Fajez Mishari al Jasim si dhe disa Atashe te tjere te kesaj Ambasade

 -Ka pritur Atasheun e Ambasades Turke Shaban Ishlekt dhe disa atashe te tjere.
-Myftiun e Shkodres Muhamed Sytari
-Ish kryetarin e KBI Prizren Lutfi Ballëk
-Ish kryetarin e KBI Prizren Besim Berisha
-Kryetarin aktual te KBI Prizren Valon Ibrahimi
-Krye imamin e KBI Prizren Orhan Bislimaj
-Kryetarin e Keshillit te Pergjithshem ne Komunitetin Mysliman Islam Hoxha
-Kryetarin e KBI Gjakove Valon Myrta
-Disa delegacione te Bashksesise Islame te Kosoves te kryesuar nga i ndjeri Kasim Gerguari etj.
-Ish kryetari i KBI Prishtin aktualisht imam i xhamise se madhe Prishtin Bahri Sejdiu
-Kryetaren e Komitetit Shteterore per Kultet Loreta Aliko
-Vite me pare , vizitoi Ipeshkvin e Sapes  Luçiano Agostini
-Ka pritur Ipeshkvin e  Sapes  Simon Kulli
-Famullitarin aktual te Kishes Katolike Puke Zef Marku
-Ish Famullitarin e Kishes Katolike Puke Gjiovani Fioqi (Giovanni Fiochi)
-Famullitarin aktual te Kishes Katolike Fushe Arres Andrea Valterma
-Kryetarin e shoqates Humanitare Jeta Bashkim Fejzo
-Drejtorin e pergjithshem te Islamic Relief ne Kuvajt  Mustafa Aun
-Drejtorin e fondacionit Duart e Bamiresise Ibrahim Meki
-Drejtorin e dy Medreseve Haxhi Sheh Shamia Shkoder Kujtim Dervishi
-Deputet te ndryshem ne Kuvendin e Shqiperise
-Kryetar te ndryshme te dy bashkive Puke dhe Fushe Arrez
-Te drejtuesve te Komisariatit te Policise se rrethit Puke
-Drejtues te ndryshme te inctitucioneve vendore
-Donator te tjere dhe biznesmen
-Artista, sportista, mjek, intelektual dhe dhjetra qytetar nga te gjitha besimet.

Me vendosmerin e tij ne vitin 2006 Myftiu Gezim Kopani arrit te bej dosjet e pronave per ne ALUIZEM, per te arritur ne vitin 2007 – 2010 çertifikimin e pothuajse te te gjitha xhamive te rrethit Puke dhe ne fund pas shume perpjekesh dhe seancash Gjygjesore arriti te çertifikoj token dhe objektin e xhamise se qytetit Puke duke arritur keshtu sukses te jasht zakonshme sa i takon pronave te Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe Myftinise Puke.


Ne keto vite Myftiu Gezim Kopani na shfaqet ne shume aspekte te jetes duke e shikaur ate si mesues dhe hulumtues te islamit por edhe te historise se rrethit Puke.
Me hulumtimet e tij ai ka rritur te gjej dhe te pasqyroj historik te zgjeruar mbi fisin e Kabashit, te traditava zakonore, te promovit turistik te Pukes, dhe kontributin e tij ne fushen e arsimit ku per disa vite dha mesim ne shkollen e mesme Sabah Sinani Puke, shkollen 9 vjecare Migjeni Puke, ne ish shkollen e mesme te bashkuar Luf, ne shkollat e fshatrave; Qerret, Rrape  etj.

Faleminderit per vemendjen !

 

Sekretari i Keshillit te Myftinise Puke
- Ylli Hadroj -

03 maj 2025