Sunday, November 25, 2012

Zhvillohet seminari: "Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi"

Myftinia e rrethit Puke sot me date 25 nentor 2012 ne ambjetet e Hotel Turizmi Puke zhvilloi seminarin me titull: "Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi"

Seminari u hap me hymnin e flamurit. Ne kete aktivitet moren pjese: Myftiu i Pukes Gezim Kopani , Drejtori i Arsimit prane Komunitetit Mysliman te Shqiperise Altin Shima,  N/Prefekti i rrethit te Pukes Martin Markdodaj, N/Kryetari i Keshillit te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj, Drejtori i Zyres Arsimore te rrethit Puke  Vldimir Kola , familjare te Hoxhallareve Pukjan si dhe intelektual dhe besimtare mysliman.

Seminari zhvilloj rrjedhen e vete nen drejtimin e moderatorit Fran Vukaj i cili beri te qarte qellimin e zhvillimit te ketij seminari nga Myftinia e rrethit Puke.
Antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Ylli Hadroj mbajti kumtesen me teme: "Historik i shkurter mbi Mejtepet e Pukes. Ai nder te tjera tha: "...Mejtepet e Myftinise se rrethit Puke luajten nje rol te rendesishem ne arsimimin e Pukjaneve duke ua mesuar lexim e shkrim shqip. Mejtepet qene nje vater e rendesishme edhe per trimat Pukjane qe luftuan per Atdheun ne lufte kunder pushtimit serb."

Nje teme e rendesishme ishte ajo e antarit te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke prof. Xhemal Meci i cili mbajti kumtesen me teme: "Roli i klerit mysliman Pukjan per Liri e Pavaresi"
Me pas u mbajt nje kumtese nga Aferdita Hadroj me teme: "Roli i grave myslimane ne mbeshtetje te Atdheut."
Me pas aktiviteti vazhdoi me disa poezi te interpretuara nga moderatori i seminari Fran Vukaj.

Ky seminar u pershendet edhe nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili me kete rast mbajti nje kumtese me teme: "Dashuria ndaj Atdheut urdher i Krijuesit te gjithesise" Myftiu nder te tjera tha: "...Kontributi i Myftinise se rrethit Puke dhe Hoxhallareve Pukjan eshte nje rast i vecante, qe

nepermjet ketij kontributi dolen njerez Adhe dashes."
     
Aktiviteti u pershendet nga N/Prefekti i Pukes Mirash Markdodaj i cili tha: "...Me kenaqesi e pranova ftesen per te marr pjese ne kete aktivitet qe zhvillon Myftinia e rrethit Puke ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise. Ky aktivitet tregon velrat e medha qe mbart rrethi i Pukes ne mbrotje te Atedheut ku luajtur nje rol te madh edhe kleriket mysliman te Pukes."
Aktivitetin e pershendeti N/Kryetari i Keshillit te qarkut Shkoder Ferit Ringaj i cili tha: "...Vertet ky aktivitet vjen ne nje kohe te vecante te 100 vjetorit te Pavaresise.Nuk ka si te kalonte ky 100 vjetor i Pavaresise pa u permendur edhe kontributi i klerikeve mysliman te rrethit te Pukes ne mbrotjen e Atdheut."

Aktiviteti u pershendet edhe nga Drejtori i Arsimit prane Komunitetit Mysliman te Shqiperis z.Altin Shima i cili tha:
"Hoxhallaret pukjan nepermjet Mejtepeve mbajten ne kembe Atdhe dashurine duke na nxitur edhe neve qe ta qojme perpara ate pune aq te madhe e te palodhur dhe te ndritur, qe sot i perkujtojme me krenari.Ne kete vit jubilar ne emer te kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise h.Selim Muca dhe ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise tju uroj : "Sa te jete jeta te kete shtet Shqiptare.Urime 100 vjetorin e Pavaresise!"

Seminarin e pershendeti edhe drejtori i Zyres Arsimore te rrethit te Pukes Vladimir Kola i cili nder te tjera tha:
 "...Me 100 vjetorin e Pavaresise filloj te shfaqen gradualisht edhe fakte te reja te njerezve te medhej te cilet kontribuan per shtetin e Shqiperise me cdo mundesi qe ata kishin. Rast te tille sic e degjuam kishim edhe kontributin e hoxhallareve Pukjane per mesimin e gjuhes Shqipe."
Me pas aktiviteti u mbyll me pershendetje te ndryshme nga personalitet e pranishem ne kete seminar.
Puke me 25 nentor 2012

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.