Wednesday, June 6, 2012

Keshilli i Myftinise Puke zhvillon mbledhjen e radhes.

 Myftinia e rrethit Puke me date 06 qeshor 2012 ka zhvilluar mbledhjen e radhes se Keshillit te Myftinise se rrethit Puke me kete rend dite: 1.Organizimi i aktiviteteve ne netet e medha, 2. Organizimi i aktiviteteve ne muajin e shejte te Ramazanit 3. Puna e bere per Xhamine e Fush-Arrezit dhe per Xhamin e fshatit Qerret. Pasi antaret rane dakort me rendin e dites vazhdoi mbledhja e Keshillit te Myftinise.

Gjate diskutimeve Keshilli vendosi zhvillimin e disa takimeve me besimtaret Mysliman ne prag te nates se dyte te mire dhe ate te nates se trete. Po ashtu gjate ketyre neteve te behet edhe njoftimi i myslimaneve me anen e mediave si dhe duke i rene daules ne keto nete. Po ashtu keshilli i Myftinise vendosi zhvillimin e dy simpoziumeve ne muajin e shejte te Ramazanit si dhe te shtrimeve te iftare per agjeruesit ne vartesi edhe te mbeshtetjes se donatoreve.

Keshilli i Myftinise Puke u ndal ne relacionet e pergatitura per Xhamin e Fush-Arrezit dhe te fshatit Qerret.
Keshilli i Myftinise Puke pasi vlersoi punen e bere per ndertimin e Xhamise Fush-Arrez duke theksuar faktin se: "Myftinia e rrethit Puke do vazhdoj negociatat sic eshte rene dakort edhe ne takimin e zhvilluar ne Prefekturen e Qarkut Shkoder, derisa te merret drita jeshile per ndertimin e kesaj Xhamie, por ne te njejten kohe duke percaktuar afetet kohore per kete proces. Keshilli vlersoi hapat qe Myftinia e rrethit Puka ka marr sidomos atyre ligjore duke bere keshtu kete ceshtje tashme legjitime por edhe duke u bere ceshtje pune edhe per institucionet sic eshte Komunitetit Mysliman i  Shqiperise dhe atyre shteterore."

Ne lidhje me Xhamine e fshatit Qerret Keshilli i Myftinise Puke vlersoi projektin e Xhamise si nje projekt te shkelqyr i cili eshte edhe harmoni te plote me fshatin Qerret i cili eshte i vetmi fshat mysliman ne rrethin e Pukes. Nisja e punimeve per Xhamine e Qerretit  pritet te behen gjate muajeve ne vazhdim.

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.