Thursday, April 26, 2012

Besimtare nga Puka marrin pjese ne prgoramin "Perjetesisht me ty"

Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Mederesene H.Sh.Shamia Shkoder organizoi dergimin e mbi 20 besimtareve mysliman nga rrethi i Pukes ne programin festiv "Perjetesisht me ty" organizuar nga Medreseja H.Sh.Shamia Shkoder ne qytetin e Shkodres me date 25.04.2012.

Ne kete takim mori pjese edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani. Ne kete takim mori pjese edhe N/Kryetari i Keshillit te Qarkut njeherazi edhe Kryetari i Keshillit Bashkiak Puke z. Ferit Ringaj.


Ky aktivitet u zhvillua ne kuader te ditelindjes se Profetit Muhammed a.s.

Me pas nje grup i vogel nga Myftinia e rrethit Puke moren pjese ne programin "Java e Mevludit" qe u zhvillua ne qytetin e Prizrenit. Edhe ne kete takim mori pjese Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani.


Tuesday, April 17, 2012

Jeta e Imam Shaban Rexhes


Shaban Rexha ka lindur me 09 nentor 1901 ne fshatin Lajthize afer qytetit te Pukes.Ai ne menyre te vazhdueshme ka marr pjese ne ceremonite fetare qe zhvilloheshin ne Xhamite e rrethit Puke.

Deri ne moshen 15 vjecare ka jetuar afer familjes se tij.
Ne vitin 1916 ai u regjistrua ne Mejtepin e Kabashit. Ne kete mejtep ai u mesua nga Imam Sadik Prishtina

Imam Sadik Prishtina vuri re tek Shaban Rexha zgjuarsine dhe deshiren e madhe per mesim.
Keshtu imam Sadik Prishtina pervec mesimeve fetare si ilmihal, histori islame dhe abetaren e Kur'anit i mesoj Shaban Rexhes edhe lexim dhe shkrim ne gjuhen Shqipe. Mesimet ne Mejtepin e Kabashit i mori deri ne vitin 1921.

Nga rezultatet e larta Shaban Rexha merr graden e Imamit dhe te Muezinit, ai ka ushtruar kete detyre ne shume Xhami si: Ne Lajthize, Rrape, Kryezi dhe Micoj.

Ne vitin 1921 Shaban Rexha punesohet ne administraten e neprefekturen Puke ku punon deri ne fund te po ketij viti pasi thirret per ushtare. Per 22 muaj ai perfundon sherbimin ushtarak.
 Myftinia e rrethit Puke ne vitin 1923-24 emron Shaban Rexhen Imam ne Xhamine e fshatit Micoj. Pas nje viti ai hapi edhe Mejtepin ne fshatin Micoj rreth 30 m larg Xhamise.

Ne vitin 1925 krahas Mejtepit Islam Imam Shaban Rexha kerkon leje per hapjen e shkolles Shqipe ne kete fshat.
(Kopje e nje diftese shkollore e leshuar si mesues nga Imam Shaban Rexha)

Pas kerkeses se imam Shaban Rexhes Drejtoria e Arsimit Puke e mbeshtetur edhe nga Prefektuara e Shkodres dhe e Pukes pranojne kerkesen e imamit dhe keshtu hapet edhe shkolla e pare Shqipe ne fshatin Micoj.
 Nxenesit e Shaban Rexhes ishin te njejte si ato te Mejtepit po ashtu edhe te Shkolles shqipe ku permendim disa prej tyre: Hysni Bajrami, Arif Islami, Zeqir Selimi, Brahim Sadira, Syl Elezi, Hasan Osmani, Halil Cana, Veli Betja, Uke Sahiti, Mehmet Bajrami, Adem Brahimi, Mustaf Rexhepi, Ahmet  Idrizi etj. Ndersa nga vajzat kishte nxenes: Aishe Kadria, Sinane Sadiku, Raze Sahiti dhe Hate Idrizi.

Imam dhe Mesues Shaban Rexha mbahet mend si mesuesi i pare qe ka hapur shkollen e Micojit dhe Mejtepin e Micojit. Sic shikohet edhe nga nje deftes e leshuar nga Imam Shaban Rexha shihet se ne ate kohe besimi ka qene si lende neper shkolla.

     Imam Shaban Rexha disa here ka bere imam edhe ne Xhamine e fshatit Qerret po ashtu edhe ne Xhamine e Koder Hanit.

 Ne vitin 1931 emrohet  ne syren e adminstrates prane Komandes Mbrojtjes Kombetare ne Tirane detyre te cilen e vazhdoi deri me 7 prill 1939.
 Ne vitin 1944-1946 Punon si sekretar i administrates prene Nenprefektures se rrethit Puke.  Pas kesaj ai emrohet nenpunes i gjendjes civile detyre qe e vazhdoi deri me 31 dhjetor 1957.

Nga viti 1958 deri 31 dhjetor 1966 eshte emru nga Myftinia e rrethit Puke imam ne Xhamine e Lejthizes.

Shaban Rexha sipasoj e nje semundje te rende me date 18 qeshor 1976 i dorzon shpirtin Allahut xh.sh.
(Xhamia e fshatit Micoj ne vitin 2007)

Shenim: Ky informacion u grumbullua dhe u publikua nga Gezim Kopani. Meterjalet jane nxjerr nga arkivi i Myftinise Puke, nga te aferm te Imam Shaban Rexha, nga antare te Keshillit te Myftinise si Musa Ademi e Basri Selimaj etj.
Link: http://gezim-kopani.blogspot.com/2012/01/imam-shaban-rexha.html

Sunday, April 8, 2012

Myftiu i Pukes Gezim Kopani vizite ne Kishen Katolike me rastin e Pashkeve

Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani i shoqeruar me disa nga antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke gjate paradites se dieles date 08.04.2012 zhvilloj nje vizite me rastin e festes se Pashkeve ne Kishen Katolike te qytetit te Pukes.

Myftiu i Pukes u prit nga Famullitari i Kishes Baritore Dom Gjovani si dhe antaret e tjere te Kishes Katolike.

Ne fjalen e tij Famullitari i kesaj Kishe falenderoj Myftiun e Pukes per viziten e bere me rastin e festes se Pashkeve. Une tha Famullitari "vazhdoj te jemi i gezuar qe vazhdojme te dergojme perpara traditen e mire qe eshte ne Puke."
Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani nder te tjera tha: " Falenderoj Famullin e Zojes se paperlyeme Puke per ftesen e bere Myftinise se rrethit Puke me rastin e festes se Pashkeve. Uroj qe kjo feste te jet e gezuar jo vetem per besimtaret Katolik qe ndodhen ne Puke por edhe per besimtaret Katolik Pukjane qe ndodhen jasht atdheut. Eshte e vertet qe tradita e mire e kultivuar ne rrethit e Pukes eshte e kenaqshme sidomos nga Komuna e Rrapes e ketej pasi nga Rrapja e andej ka disa momente te cilat kan ven ne veshtirsi disa veprimtari te besimtareve mysliman te rrethit te Pukes. Uroj qe mirekuptimi dhe bashkepunimi te jete cdo here frytdhenes sic eshte edhe prania jone sot ketu."

-Fotografi shtese




Saturday, April 7, 2012

Myftinia Puke dergon besimtar ne Programin "Profeti Muhammed a.s-Krenaria e Njerzimit"

Myftinia e rrethit Puke gjate dites se sotme dt.07.04.2012 ka organizuar dergimin e mbi 35 besimtareve mysliman ne programin "Profeti Muhamed a.s. Krenaria e Njerzimit". 

Ky organizim u zhvillua nga Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani i mbeshtetur nga KMSH dhe disa besimtaret mysliman te cilet ben te mundur perballimin e nje pjese te shpenzimeve te kesaj veprimtarie.

Myftinia e rrethit Puke prej 5 vitesh organizon pjesmarrjen e Pukjaneve ne kete program ne sheje respekti per Profetin Muhammed a.s. i organizuar nga KMSH.

-Fotografi te tjera