Tuesday, April 17, 2012

Jeta e Imam Shaban Rexhes


Shaban Rexha ka lindur me 09 nentor 1901 ne fshatin Lajthize afer qytetit te Pukes.Ai ne menyre te vazhdueshme ka marr pjese ne ceremonite fetare qe zhvilloheshin ne Xhamite e rrethit Puke.

Deri ne moshen 15 vjecare ka jetuar afer familjes se tij.
Ne vitin 1916 ai u regjistrua ne Mejtepin e Kabashit. Ne kete mejtep ai u mesua nga Imam Sadik Prishtina

Imam Sadik Prishtina vuri re tek Shaban Rexha zgjuarsine dhe deshiren e madhe per mesim.
Keshtu imam Sadik Prishtina pervec mesimeve fetare si ilmihal, histori islame dhe abetaren e Kur'anit i mesoj Shaban Rexhes edhe lexim dhe shkrim ne gjuhen Shqipe. Mesimet ne Mejtepin e Kabashit i mori deri ne vitin 1921.

Nga rezultatet e larta Shaban Rexha merr graden e Imamit dhe te Muezinit, ai ka ushtruar kete detyre ne shume Xhami si: Ne Lajthize, Rrape, Kryezi dhe Micoj.

Ne vitin 1921 Shaban Rexha punesohet ne administraten e neprefekturen Puke ku punon deri ne fund te po ketij viti pasi thirret per ushtare. Per 22 muaj ai perfundon sherbimin ushtarak.
 Myftinia e rrethit Puke ne vitin 1923-24 emron Shaban Rexhen Imam ne Xhamine e fshatit Micoj. Pas nje viti ai hapi edhe Mejtepin ne fshatin Micoj rreth 30 m larg Xhamise.

Ne vitin 1925 krahas Mejtepit Islam Imam Shaban Rexha kerkon leje per hapjen e shkolles Shqipe ne kete fshat.
(Kopje e nje diftese shkollore e leshuar si mesues nga Imam Shaban Rexha)

Pas kerkeses se imam Shaban Rexhes Drejtoria e Arsimit Puke e mbeshtetur edhe nga Prefektuara e Shkodres dhe e Pukes pranojne kerkesen e imamit dhe keshtu hapet edhe shkolla e pare Shqipe ne fshatin Micoj.
 Nxenesit e Shaban Rexhes ishin te njejte si ato te Mejtepit po ashtu edhe te Shkolles shqipe ku permendim disa prej tyre: Hysni Bajrami, Arif Islami, Zeqir Selimi, Brahim Sadira, Syl Elezi, Hasan Osmani, Halil Cana, Veli Betja, Uke Sahiti, Mehmet Bajrami, Adem Brahimi, Mustaf Rexhepi, Ahmet  Idrizi etj. Ndersa nga vajzat kishte nxenes: Aishe Kadria, Sinane Sadiku, Raze Sahiti dhe Hate Idrizi.

Imam dhe Mesues Shaban Rexha mbahet mend si mesuesi i pare qe ka hapur shkollen e Micojit dhe Mejtepin e Micojit. Sic shikohet edhe nga nje deftes e leshuar nga Imam Shaban Rexha shihet se ne ate kohe besimi ka qene si lende neper shkolla.

     Imam Shaban Rexha disa here ka bere imam edhe ne Xhamine e fshatit Qerret po ashtu edhe ne Xhamine e Koder Hanit.

 Ne vitin 1931 emrohet  ne syren e adminstrates prane Komandes Mbrojtjes Kombetare ne Tirane detyre te cilen e vazhdoi deri me 7 prill 1939.
 Ne vitin 1944-1946 Punon si sekretar i administrates prene Nenprefektures se rrethit Puke.  Pas kesaj ai emrohet nenpunes i gjendjes civile detyre qe e vazhdoi deri me 31 dhjetor 1957.

Nga viti 1958 deri 31 dhjetor 1966 eshte emru nga Myftinia e rrethit Puke imam ne Xhamine e Lejthizes.

Shaban Rexha sipasoj e nje semundje te rende me date 18 qeshor 1976 i dorzon shpirtin Allahut xh.sh.
(Xhamia e fshatit Micoj ne vitin 2007)

Shenim: Ky informacion u grumbullua dhe u publikua nga Gezim Kopani. Meterjalet jane nxjerr nga arkivi i Myftinise Puke, nga te aferm te Imam Shaban Rexha, nga antare te Keshillit te Myftinise si Musa Ademi e Basri Selimaj etj.
Link: http://gezim-kopani.blogspot.com/2012/01/imam-shaban-rexha.html

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.