Sunday, October 7, 2012

Nxenesit e kursit te besimit islam vizitojne Myftinine e Pukes

Nxenesit e besimit islam ne qytetin e Pukes gjate dites se sotme date 07 tetor 2012 pas disa oreve praktike mbi menyren e marrjes se abdestit dhe menyren e faljes se namazit zhvilluan nje vizite ne Myftinine e rrethit Puke.


Nxenesit u priten nga Myftiu imam Gezim Kopani i cili pasi uroj mireseardhjen tha: "...cdo vite Myftinia e rrethit Puke ka pritur nxenes nga krusi i besimit Islame te qytetit te Puke. Edhe kete vit por edhe vitin qe do vije Myftinia e rrethit Puke do zhvilloje aktivitete me ju. Uroj qe mesimet qe merrni tju ndihmojne sadopak ne formimin tuaj edukativo-fetare dhe jo vetem. Suksese dhe mbaresi. Me pas Myftiu foli pak ne lidhje me festen e Kurban Bajramit dhe rendesise qe ka kjo feste per besimtaret mysliman.
Me pas nxenesit drejtuan disa pyetje Myftiut ne lidhje me tema te ndryshme ne fene islame.

Fotografi te punimeve te Xhamise Qerret

Fotografi nga punimet ne Xhamin e fshatit Qerret Puke.

















Wednesday, September 5, 2012

Njoftim: Regjistrimet e Haxhit 2012 prane Myftinise Puke.

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret Mysliman se Komuniteti Mysliman i Shqiperise eshte duke regjistruar haxhit per vitin 2012.

 Te gjithe te interesuarit duhet te bejne regjistrimin prane Myftinineve perkatese. Ne kete kuader Myftinia e rrethit Puke njofton besimtaret e rrethit te Pukes se jane duke u bere regjistrimet per haxhin 2012 cdo dite prane Xhamise se re Puke. Shuma per nje haxhi eshte 2500 euro. Personi qe deshiron te bej regjistrimit pervec shumes se sipershenuar duhet te plotesoj edhe formularin e Haxhit. Afati i fundit per regjistrim eshte date 25 shtator 2012.

Ne paken e Haxhit perfshihen:

-Transporti ajror vatje-ardhje
-Transporti me autobuz ne Meke dhe Medine
-Akomodimi ne hotel dhe ushqimi (mengjes dhe darke)
-Shoqerimi nga teologe dhe mjeke pergjate guides
-Kurbani, ihrami, numra telefoni, uje Zem Zem etj.

Po ashtu duhet te plotesoj:

-Pasaport e vlefshme jo me pak se 6 muaj. Personat qe nuk kane nenshtetesi shqiptare e shoqeruar me lejen e qendrimit e cila te jete e vlefshme jo me pak se 6 muaj.
-Fotografi pasaporte 2 cope
-Certifikate, deshmi qe verteton lidhjen e gjakut per femren qe jane nen 45 vjec.
-Vaksina kunder meningjitit, me afat jo me pak se 10 dite, dhe jo me shume se tre vjet.

Kontakt: Myftinia e rrethit Puke
Mob: 355685020099
e-mail: myftiniapuke@yahoo.com

Kontakt (KMSH): 355673048877
e-mail (KMSH): haxhi@kmsh.al


Myftinia Pukë ndihmon 100 familje te varfra .

Me deshiren e Atasheut Turk pranë Zyres për Ceshtjet Fetare në Ambasaden Turke Tirane ëeshte ndihmuar me pako ushqimore Myftinia e rrethit Puke .

Gjatë vizitës që zhvilloi në Pukë Atasheu Turk z.Shaban Ishlek informoi Myftiun e Pukës Gezim Kopani për ndihmen që Zyra për Ceshtjet Fetare ka menduar të japë për disa familje në rrethin e Pukës.

Pas kësaj Myftinia e rrethit Pukë ngriti një grup pune i cili hartoi edhe familjet përfituese .
Saktesisht Myftinia e rrethit Pukë ka shperndare ndihma në : Pukë,Fush-Arrez, Rrape, Dedaj, Trun, Qerret etj. Perfituesit e ketyre ndihmave kan qenë familjet e varfra, invalid, jetim dhe familjet që janë në gjak.
Në shumicen e rasteve grupi i punës i ngritur pranë Myftinisë së rrethit Pukë ndihmat i  ka derguar nepër shtepia pasi familjet përfituese e kishin të pamundur tërheqjen e ushqimeve për arsye shëndetësore.
Në gjithë rrethin e Pukës kan përfituar 100 familje me nga një pako ushqimore.

Fotografi te tjera