Tuesday, December 25, 2012

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvillon viziten zyrtare ne Famullin e Pukes

Sot me date 25 dhjetor 2012 Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani i shoqeruar nga disa antare te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke zhvilluan viziten tradicionale me rastin e festes se Krishtelindjeve ne Kishen Baritore te qytetit te Pukes.

Myftiu u prit nga Famullitari Giovanni Fiocchi si dhe kryetari i Keshillit te Kishes Dod Boci.

Ne fjalen e tij Famullitari Fiocchi nder te tjera tha: "...Falenderoj komunitetin Mysliman per bashkepunimet qe kemi bere mes dy komuniteteve.Kjo eshte nje feste e cila sjell gezim per te gjithe njerzimin."

Ndersa ne fjalen e tij kryetari i Keshillit te Kishes Dod Boci tha: "Duke ju falenderuar per ardhjen tuaj per te na uruar,shpreh mirenjohjen tone per Myftinin e Pukes e cila cdo here na ka mbeshtet dhe na eshte gjetur pran."

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani tha: "Ne kete dite te shenuar per besimtaret Katolik ju uroj ju Famullitar dhe nepermjet jush edhe gjithe besimtaret tuaj festen e Krishtelindjeve. Sot shoqeria po perballet me ngjarje negative te cilat cenojne moralin e familjes,prandaj kerkohet nga ne qe te predikojme edhe me shume mbi rendesin e familjes me qellim, ngritjen e moralit ne shkallen e duhur."

Myftiu i Pukes Gezim Kopani me kete rast uroj edhe forcat politike qe ndodheshin prezent duke leshuar nje mesazh: "...Duke marr shkas qe ndodhemi sebashku ketu tju uroj vitin e ri 2013. Le te jete ky vit i mbar dhe i qete per vete dinamiken qe do kete ky vit. Uroj qe takimet me drejtuesit e forcave politike te rrethit Puke , por edhe te kryetareve te njesive vendore te jene edhe me te shpeshta me ne, dhe jo vetem ne rast festash..."
Me pas takimi vazhdoi me pershendetjet e te pranishmeve .

Puke me 25 dhjetor 2012
 
Fotografi te tjera










Info:Kjo teme eshte e publikuar ne faqen e Myftinise se rrethit Puke ne Facebook dhe ne Twitter.

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.