Sunday, August 19, 2012

Zhvillohen pritjet zyrtare me rastin e Fitër Bajramit.

Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit në Myftininë e rrethit Pukë u zhvilluan  pritjet zyrtare. 

Të parët qe uruan ishin grupi i Famullisë Pukë dhe me pas forcat plotike dhe kulturore.

Në fjalen e  tij Famullitari i Famullisë Puke D.Giovani ndër të tjera tha: ".....Duke shfrytezuar këtë rast uroj besimtarët mysliman gëzuar festen e Bajramit. Urim të veçantë kam për të gjithë ato që e kaluan muajin e Ramazanit me agjërim."

Gjate vizitës se tij kryetari i Bashkisë Pukë Beqir Arifaj ndër të tjera tha: "Si kryetar i Bashkisë Pukë por edhe në emrin e grupit me të cilët kam ardhur uroj të gjithë besimtarët mysliman gëzuar festen e Fitër Bajramit. Sjell urimet e deputetit Ndue Paluca me rastin e Bajramit ." Kryetari i Bashkise Pukë shoqërohej nga N/Prefekti, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj si dhe nga kryetar Komunash etj.

Një vizite tjetër ka qenë ajo e partisë Socialiste dega Pukë të cilët uruan Myftiun me reastin e festës së Fitër Bajramit.

Fotografi


No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.