Thursday, March 29, 2012

Islami, shendeti fizik dhe shpirterore


Me date 29 mars 2012 Myftinia e rrethit Puke me mbeshtetjen e shoqates V.H.K Istanbul zhvilloi nje takim me grate pukjane qe vuajne nga semundja e kancerit.

Ky takim u zhvillua pas kerkeses qe koto gra i bene Myftiut te Pukes Gezim Kopani. Takimi u organizua nga  Nazife Ramadani e cila perfaqsonte rreth 15 gra qe vuajne nga kjo semundje. Hapjen e beri Nazife Ramadani e cila nder te tjera tha: "...Falenderoj ne radhe te pare pranin e ketyre grave qe jane te pranishme dhe qe pranuan te jene pjese e ketij takimi pasi kuptohet ato ndodhen nen nje presion mendor. Une, i bera nje kerkese Myftiut te Pukes per zhvillimin e nje takimi me grate qe vuajne nga semundja e kancerit.Ne kemi nevoj edhe per ngrohtesi shpirterore dhe me mire se sa feja nuk ka tjeter qe ta beje..." Me pas fjalen e mori Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili mbajti kumtesen me teme: "Islami, shendeti fizik dhe shpirterore" nder te tjera Myftiu Gezim Kopani tha: "Falenderoj znj.Nazife Ramadani e cila kerkoj zhvillimin e nje takimi te till. Ju jeni ne nje situat te till e cila kerkon mbeshtetjen jo vetem fizike por edhe shpirterore. Per kete hz.Muhammed a.s. ne nje thenje te tij thote: "Me te vertete nje nder miresite qe Allahu xh.sh ia ka dhene njeriut eshte edhe miresia e shendetit.Prandaj kujdesu per shendetin perpara se ai te le." Kjo eshte e rendesishme ne menyre te vecante per rastin tuaj por edhe per njerezit e zakonshem.Pasi nese nuk tregohemi te kujdesshem me shendetin ne kohen e duhur mund te jete vone. Mire po nuk mjafton vetem me kaq. Ne nje thenje tjeter hz.Muhammed a.s. thote: "Ne trupin e njeriut ndodhet nje cop mishi , kur ajo eshte mire i gjithe trupi eshte mire.Shoket e pyeten: Kush eshte ajo? Hz.Muhammed a.s. tha: Ajo eshte zemra." Zemra eshte e shendoshe kur ajo kurohet me besim e lutje drejtuar Krijuesit te Gjithesise.
Allahu xh.sh thote:
"Ve rahmeti ve siat kulle shejin" "Dhe mesia Ime ka perfshire secilin send."
                                                                                  (El-Arfe; 156)
Prandaj meshira e Allahut eshte e madhe saqe asnje nuk ngel jasht asaj meshire. Ne nje hadith hz.Muhammed a.s. thote: "Allahu xh.sh nuk ka krijuar semundje e te mos i kete dhene edhe ilacin e saj me perjashtim helmit.Shoket e pyeten kush eshte helmi? Hz. Muhammed a.s. tha: "Helmi eshte vdekja"
                                                                                          (Muslim)
Prandaj une ju jap keshill qe ti mbeshteteni Allahu xh,sh pasi Ai eshte kuruesi i semundjeve...."
Me pas takimi u mbyll me nje koktej dhe nga nje dhurate per grate e semura nga semundja e kancerit.

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.