Friday, August 3, 2012

Foto: Qyteti i Pukes ne Ramazan

Disa fotografi nga qyteti i Pukes marr pergjate muajit Ramazan















Ndicni sonte ne Puka Tv emisionin "Fjale Zemre" te ftuar Myftiu i Pukes dhe dy intelektual Pukjan

Sonte ne oren 20:03 ju ftojme te ndicni ne Puka Tv emisionin "Fjale Zemre" Sonte jane te ftuar Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Besnik Laci dhe Ylli Hadroj . Tema qe do diskutohet sonte eshte : Agjerimi dhe intelektuali.

Friday, July 27, 2012

Ndicni sonte ne Puka Tv emisionin "Fjale Zemre" i ftuar Muhamed Sytari



Myftinia e rrethit Puke ju fton te ndiqni sonte dt.27.7.2012 ne Puka Televizion gjate kohes se iftarit ora 20:11 emisionin "Fjale Zemre" ku i ftuar eshte Myftiu i Shkodres imam Muhamed Sytari.

Myftiu Muhamed Sytari do predikoj mbi "Miresite e agjerimit te muajit Ramazan."

Hidhen themelet e xhamisë së re në Qerret të Pukës

Ditën e xhuma, më 27 korrik 2012, në fshatin Qerret të Pukës janë hedhur themelet për ndërtimin e xhamisë së re me dy minare të këtij fshati.
            
Ceremonia e hedhjes së gurit të themelit ka nisur me fjalën e Myftiut të Pukës Imam Gëzim Kopani, i cili ka falënderuar All-llahun për këtë dhuratë të begatë në muajin e Ramazanit. Myftiu ka thënë se Qerreti është një fshat me besimtarë muslimanë, të cilët e kanë pasur dhe e kanë në gjak besimin dhe ndërtimin e xhamive. Ai ka falënderuar edhe donatorët, të cilët kanë kontribuar për këtë ditë.
            
Më pas ka përshëndetur edhe Myftiu i Zonës së Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Në fjalën e tij, Myftiu ka përcjellur edhe urimet më të mira të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muça dhe Kryesisë së K.M.Sh. me rastin e kësaj ceremonie.
            
Në fjalën e tij Myftiu i Shkodrës ka vlerësuar shpirtin e besimit, vlerat e harmonisë dhe të qytetarisë që burojnë nga xhamitë në çdo skaj të Shqipërisë, si një model i dashurisë dhe afrimit me Zotin e gjithësisë. Njëkohësisht është lutur për banorët e Qerretit dhe ka shpresuar që inaugurimi i kësaj xhamie të jetë një festë e madhe për krejt zonën.            

Në shoqërinë e tekbireve është bërë edhe hedhja e gurit të parë të themelit, janë bërë lutjet dhe urimet përkatëse me rastin e kësaj dite të shënuar.