Friday, March 20, 2026

Dhjetra besimtar mysliman te rrethit Puke falin namazin e Fiter Bajramit

Xhamia Koder Hanit , Fiter Bajram 20 mars 2026

Qe ne oret e para te mengjesit , dhjetra besimtar mysliman te rrethit te Pukes jane drejtuar xhamive per te kryer faljen e namazit te Fiter Bajramit. Perveç riteve islame , ceremonit kryesore sic jane vizitat zyrtare u kryen ne xhamin e Koder Hanit Puke.
Falja e namazit te Fiter Bajramit ne xhamin e Koder Hanit u drejtua nga Myftiu Gezim Kopani ndersa ne xhamin e fshatit Qerret imam Erjon Laçi ndersa ne Iballe nga imam Fatjet Laçi.

Video


Puke









Iballe


Qerret



Saturday, January 10, 2026

Fotografi e vjeter e godines se Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke

Mejtepi i xhamise se fshatit Kabash - Puke (1970)


Kjo eshte godina e Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke. Ky objekt ka vlere te veçante historike dhe arsimore e fetare per fshatin Kabash dhe jo vetem. Pikerisht ne kete mejtep ka nisur zyrtarisht mesimi i gjuhes shqipe, duke u shnderruar ne nje nga vatrat e para te dijes ne zone dhe jo vetem.
Po ne kete mejtep u hap per here te pare zyrtarisht edhe shkolla shqipe e fshatit Kabash. Nder mesuesit e pare qe kontribuan ne arsimimin e brezave pa dallim ishte Hoxhe Sadiku, i cili njekohesisht sherbente edhe si imam i xhamise se fshatit Kabash, duke bashkuar fene dhe dijen ne sherbim te komunitetit.
Mejtepi ndodhej perball xhamise se fshatit Kabash, ndersa kjo fotografi i perket vitit 1970, duke ruajtur nje deshmi te çmuar te historise arsimore, fetare dhe kulturore te zones.

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
* Kjo fotografi publikohet per here te pare.


Per me shume vizitoni blogun: https://gezimkopani.blogspot.com/