Saturday, April 7, 2012

Zhvillohet ceremonia e xhenazes se imam Ibrahim Hoxhes

Familjaret e ish-Myftiut te Pukes Ibrahim Hoxha si dhe  Myftinia Puke organizuan sot dt.07.04.2012 ceremonia e xhenazes se imam Ibrahim Hoxhes.

Namazi i xhenazes u fal nga imam Fejzi Zeganjori sebashku me Myftiun e Pukes imam Gezim Kopani si dhe disa antare te Keshillit te Myftinise Puke dhe shume besimtare te tjere.

Fjalen e rastit ne emer te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke e mbajti antari i saj Prof. Xhemal Meci i cili nder te tjera tha:
"Lajmi i ndarjes nga kjo jete e imam Ibrahim Hoxha ka hidheruar te gjithe besimtaret mysliman te Pukes dhe me gjere. Haxhi Ibrahim Hoxha do jete perhere ne kujtimet e besimtareve mysliman. Ai me veshtirsi arriti te predikoj fene islame jo vetem ne Puke por edhe ne fshatrat e rrethit te Pukes. Ai ishte nje shembull i mire per mardhenjet mes komuniteteve. Haxhi Ibrahim Hoxha deri ne castet e fundit te jetes se tij i ka sherbyer fese islame duke i dhene keshtu nje force tjeter ketij besimi."
Nje mesazh ngushellimi ka derguar edhe Komuniteti Mysliman i Shqiperise, deputet te rrethit te Pukes si dhe shume institucione te tjera te ketij rrethi.
Haxhi Ibrahim Hoxha u nda nga jeta ne moshen 90 vjecare ai ka sherbyer si imam ne xhamin e fshatit Rryp te komunes se Rrapes. Ne vitin 2002 deri ne vitin 2005 haxhi Ibrahim Hoxha ka sherbyer si Myfti i rrethit te Pukes.

INFORMACION SHTESE MBI JETEN E IMAM HAXHI IBRAHIM HOXHA 


Imam Haxhi Ibrahim Hoxha (Rrype dhe Puke)

Imam Haxhi Ibrahim Hoxha lindi në Pukë në vitin 1922. Mësimet e para islame i mori nga babai i tij Asllan Hoxha i cili për një kohë ka shërbyer si imam në fshatin Rryp. Me të fituar
aftesitë e imamit, H.Ibrahim Hoxha filloj detyren si imam në xhamin e fshatit Rrypë. Në fillim të vitit 1992 rifilloj angazhimet fetare për të ardhur deri në vitin 1998 ku fillon të shërbëj si imam në xhamin e re të qytetit të Pukës. Në vitin 2000 Komuniteti Mysliman i Shqipëris e ngarkon me detyren e organizimeve fetare në rreth. Me vdekjen e vellaut të tij imam Elez Hoxha , në vitin 2002 Ibrahimi Hoxha bëhet Myfti i rrethit të Pukës detyrë të cilen e vazhdoj deri në vitin 2005.

      Gjatë jetës së tij imam Ibrahim Hoxha predikoi urrejtjen kundër pushtuesve nazifashist dhe rezistencën kundër tyre. Vetë ai dha shembullin e guximshëm atdhetar si dhe qytetar por edhe si imam me varrosjen me rite islame të trimave: Kadri Zogu dhe Ismail Ibrahimi, që te dy Dëshmorë të Atdheut, rënë në Luftën e Rrapes, më 2 nëntor 1944.
Imam Ibrahimi pa u tërheqë para kërcënimeve naziste, që ishin egërsuar prej humbjeve në Rrape, prandaj donin ta quanin ate elemet ekstremist. Ndërkohë përball këtyre kërcenimeve imam Ibrahim Hoxha pranoi kërkesën e Elez Demës për t’i varrosë Deshmorët më 3 nëntor 1944 duke ju kryer ritet fetare edhe pse ishte i ekzpouar përball rrëzikut  në ato ditë luftimesh.

Gjatë detyrës së tij si Myfti i Pukës sëbashku me sekretarin e tij Armir Mehaj dhe Administratorin e Myftinisë Pukë Qazim Kopani filloj ringritjen e strukturës së Myftinisë Pukë në pjeset më të rëndësishme të rrethit Pukë.

Në vitin 2016 me rastin e 25 Vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë Pukë , Myftinia Puke me nr.vendim; 01 datë; 24.01.2016 e vlersoj me çertifikatë "Pishtar Islam" pas vdekjes me motivacion: "Për kontributin e dhënë si Myfti i rrethit Pukë në rihapjen e besimit islam, si dhe të ndërtimit të Xhamisë së Re të qytetit të Pukës.”

Në moshen 90 vjeçare pikërisht me datë; 6.04.2012 Haxhi Ibrahim Hoxha i dorzoi shpirtin Allahut xh.sh. Namazi i xhenazës u bë më dt.7.4.2012 ku mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ndërsa namazi i xhenazës u fal nga imami shkodra Fejzi Zaganjori .

Përgatiti
Gëzim Kopani

Marr nga: https://gezim-kopani.blogspot.al/2017/10/jeta-e-imam-ibrahim-hoxha-1922-2012.html

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.