Saturday, January 10, 2026

Fotografi e vjeter e godines se Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke

Mejtepi i xhamise se fshatit Kabash - Puke (1970)


Kjo eshte godina e Mejtepit te xhamise se fshatit Kabash , Puke. Ky objekt ka vlere te veçante historike dhe arsimore e fetare per fshatin Kabash dhe jo vetem. Pikerisht ne kete mejtep ka nisur zyrtarisht mesimi i gjuhes shqipe, duke u shnderruar ne nje nga vatrat e para te dijes ne zone dhe jo vetem.
Po ne kete mejtep u hap per here te pare zyrtarisht edhe shkolla shqipe e fshatit Kabash. Nder mesuesit e pare qe kontribuan ne arsimimin e brezave pa dallim ishte Hoxhe Sadiku, i cili njekohesisht sherbente edhe si imam i xhamise se fshatit Kabash, duke bashkuar fene dhe dijen ne sherbim te komunitetit.
Mejtepi ndodhej perball xhamise se fshatit Kabash, ndersa kjo fotografi i perket vitit 1970, duke ruajtur nje deshmi te çmuar te historise arsimore, fetare dhe kulturore te zones.

Pergatiti
Gezim KOPANI


________
* Kjo fotografi publikohet per here te pare.


Per me shume vizitoni blogun: https://gezimkopani.blogspot.com/

Thursday, December 25, 2025

Ne xhamin e Koder Hanit , Puke u zhvillua aktivitet per muajin e bekuar Rexheb dhe nates se madhe Regaib


Me 25 dhjetor 2025, pas faljes se namazit te akshamit ne xhamin e Koer Hanit , Puke, u zhvilluan ligjerata nga disa teolog te ardhur nga Tirane. 
Ky takim u organizua ne kuader te muajit te bekuar Rexheb dhe Nates se Madhe te Regaibit, kjo ne shenje reflektimi , lutjeje dhe afrimi shpirteror me Allahun.
Ne permbyllje te aktivitetit, u shperndane dhurata per femijet qe ndjekin mesimet ne Mejtep, si dhe çmime mirenjohjeje per kater nxenesit me te dalluar ne mesime, duke i inkurajuar ata ne rrugen e dijes dhe edukimit. Zoti i pranofte lutjet dhe veprat e mira te gjitheve! 

V/O: Disa fotografi nga aktiviteti