Thursday, October 18, 2012

Njoftim:Me date 25 tetor 2012 eshte Kurban Bajrami

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman se me date 25 tetor 2012 eshte dita e pare e Kurban Bajramit.

 Ritet fetare do fillojne ne Xhamine e qytetit Puke ne ore 06:20 ku imami i Xhamise do mbaj predikime te ndryshme islame.Falja e namazit te Kurban Bajramit do behet ne oren 07:44  por per te qene brenda aktivitetit  duhet me qene ne Xhami qe ne oren 07:30.

Myftinia e rrethit Puke njofton gjithashtu te gjithe besimtaret te cilet do bejne prerjen e ndonje kafshe (per kurban) ose deshirojne te dhurojne Xhamise ndonje kurban mund ta sjellin ate  diten e merkure (naten e Kurban Bajramit) ose diten e pare te Kurbanin e Bajramit prane Xhamise se qytetit Puke pasi Myftinia e rrethit Puke do organizoj prerjen e tyre dhe ndarjen sipas rregullave islame duke ju shperndare te varferve dhe jetimeve.
Per informacion kontaktoni ne kete numer: 0685020099
Myftinia e rrethit Puke ju uron: "Per hajer e nga mot Gezuar festen e Kurban Bajramit!"

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.