Wednesday, March 21, 2012

Xhamia e re do të ndërtohet te sheshi i Namazgjasë, miratohet propozimi

Xhamia e re e Tiranës do të ndërtohet tek sheshi i Namazgjasë, pronë e komunitetit mysliman, që ndodhet në lulishten përpara selisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Komisioni për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të kryeqytetit ka zhvilluar sot  mbledhjen e radhës, ku u miratua propozimi për ndërtimin e  xhamisë  te  Namazgjaja.
Anëtarët e Komisionit, i cili  përbëhet nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Nënkryetari, Kancelari, Përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve, Përfaqësuesi i Prefektit, i Këshillit të Qarkut, Myftiu i Tiranës, tre përfaqësues të komunitetit të besimtarëve të Tiranës, përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës, etj., kanë pranuar propozimin e ardhur nga Komuniteti Mysliman për ndërtimin e Xhamisë së madhe tek Namazgjaja ku ndodhet dhe toka e Komunitetit Mysliman.
Në mbledhjen e ardhshme Komisioni do të diskutojë për mënyrën se si do të veprohet për projektin e Xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri, apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës. /Drita Islame/

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.