Wednesday, January 4, 2012

Muslimanet cenohen ne ushtrimin e besimit


Besimtaret mysliman ne Bashkine e Fush-Arresit menjehere pas renjes se regjimit kan kerkuar nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise dhe Myftinise se rrethit Puke berjen e nje xhamie.Ne vitin 2010 Myftinia e rrethit Puke beri te mundur blerjen e nje trualli per ngritjen e nje Xhamie modeste per myslimanet e ketij vendi. Myftinia e rrethit Puke objektit te blere fillimisht vendosi ti bej nje rikonstruksion me qellim qe nxenesit e besimit islam si dhe disa veprimtari te tjera te beheshin ne ate ambjent dhe me vone te kthehet ne Xhami. Myftinia e rrethit Puke me date 17.02.2011 e ka ven ne dijeni Bashkine e Fush-arresit per keto punime. Edhe pse pritja nuk ka qene aq e duhur Myftinia e rrethit Puke vendosi te pres per nje afat derisa te merren orjentimet perkatese. Objekti i bler eshte ndertuar qe para shume viteve dhe ai thjesht do i nenshtrohesh nje rikonstruksioni. Keshtu me date 24.05.2011 me kontributin vulnetare te besimtareve mysliman filloi prishja e catese se ketij objekti me qellimin e kthimit ne gjendje aq sa te kryheshin mesimet e fese islame, pritjet etj. Me date 01.06.2011 Bashkia e Fush-Arresit kerkoi nderprerjen e menjehershme te punimeve duke u bazuar se ne Fush-Arres nuk ka pas asnje here xhami  dhe nisja e punimeve eshte ilegale....etj.
Myftinia e rrethit Puke vendosi nderprerjen e punimeve per nje afat te pacaktuar. Nderkohe per kete bllokim  Myftinia e rrethit Puke ka ven ne dijeni KMSH dhe organet perkatese.
Shume shpejt Myftinia e rrethit Puke do bej nje mbledhje urgjente mbi kete bllokim .
Shenim:
Ky informacion eshte jo i plote per arsyen e ruajtjes se harmonise dhe paqes ne kete vend.

(Fillimi i punimeve me date 24.05.2011)

(Gjendja me date 01.06.2011)

No comments:

Post a Comment

Xhamit e Pukes

Note: Only a member of this blog may post a comment.